Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, nxjerrë 15 grupe me specialistë për dëmet e përmbytjes

Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, ka njoftuar se ka ngritur 15 grupe me specialistë nga bashkia e Durrësit që po punojnë për të verifikuar dëmet e shkaktuara nëpër banesa nga situata e krijuar nga reshjet e dendura.

Këto grupe shkojnë në çdo shtëpi ku ka depërtuar uji për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve dhe më pas të gjithë qytetarët e dëmtuar do të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës.

Ndërkohë po sot, e mërkurë, priten reshje të tjera që do ta komplikojnë situatën, jo vetëm në Durrës, por sidomos në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë, Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?