Macron: Nuk mund të poshtëronim Shqipërinë, gjysma e BE ishte kundër negociatave

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zbuluar sot në një intervistë për “The Economist” se kundër vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk ishte vetëm Franca, por edhe shumë vende të tjera.

Ai tha se se nëse negociatat do të hapeshin vetëm për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të ishte poshtëruar dhe i gjithë rajoni i ballkanit do të hynte në spiralet e një destabilizimi eventual. Hapja e një procesi thjesht burokratik është absurd… shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për në Shqipëri. Gabim fatal. Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërisë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme”,- është shprehur Macron.

Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë. “Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik”- tha ai. Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas tij, “ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave”. Kreu i shtetit francez këmbëngulë se duhet rishikuar procedura e ndjekur nga BE-ja.

Ndërkohë po sot, ambasadori i Francës në Beograd veç qëndrimit diplomatik për refuzimin e negociatave për shkak të reformimit të BE ka folur dhe për çështje konkrete që lidhen me reforma, në Shqipëri dhe Maqedoni. Në një intervistë për median serbe, ai deklaron se Shqipëria ende nuk ka përfunduar reformën në drejtësi duke nënkuptuar se mungesa e reformave ishte një tjetër arsye mbi të cilën u mor vendimi për të mos caktuar datë për negociatat.

Ajo që ndodhi, çështja se a do t’i hapim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duhet të them se ato vende jashtëzakonisht u përpoqën, veçanërisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Por, çështja për zgjerimin, është përcaktim konkret për reforma, veçanërisht ajo ishte kërkesë për Maqedoninë e Veriut, reforma e PSP-së, reforma e gjyqësisë në Shqipëri. Ishin parashtruar kushte të caktuara dhe ato kushte nuk ishin plotësuar. Por, ndoshta disa partnerë në BE kanë konsideruar se edhe krahas të gjithave, duhej të hapen negociatat, ndërsa presidenti i Francës (Emanuel Makron) dëshironte të mbajë një pozitë koherente, që do të thotë se ekzistojnë kushte për inkuadrim në BE, të cilat vlejnë edhe për Serbinë (dhe të tjerat) dhe ato kushte duhet të plotësohen. Këtu nuk ka tërheqje, sepse tërheqjet kanë lidhje me modelin për përcjellje. Duhet që vendet t’i zbatojnë reformat e nevojshme. Etapat duhet të respektohen. Nëse nga vetë fillimi vazhdojmë të “lëvizim” rreth kushteve, do të kemi proces rrëshqitës…”, – deklaroi ambasadori i Francës në Serbi, Zhan Luj Falkoni

SHKARKO APP