Emrat e viktimave që humbën jetën nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar emrat e 30 viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti. Ministrja Olta Xhaçka Olta Xhaçka, është përlotur, teksa ka bërë bilancin më të fundit të pasojave të tërmetit shkatërrimtar. Ndër të tjera, ministrja tha se banesat mund të ndërtohen, por ka diçka që nuk kthehet dot, që janë jetët e humbura.

Dy viktimat e fundit në Durrëz, janë Dolora Reçi Klaus Reçi, nën e bir, të cilët janë gjetur në rrënoja në orën 19:00.

“Gjithçka do të rindërtohet nga e para, por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot. E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”,- tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka para se të lexonte emrat e viktimave.
Emrat e viktimave që kanë humbur jetën në Durrës:

1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi

13-Dolora Reçi

14-Klaus Reçi

Emrat e viktimave që kanë humbur jetën në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni
Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

SHKARKO APP