Emrat në selinë blu që po sulmojnë Bashën për humbjen e thellë të PD
Besnik Mustafaj – Bashës: Nuk ke më të drejtë të hysh në zyrë
Një panel analistësh dhe gazetarësh të ftuar në studion e lajmeve në News 24 kanë komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha që mori përgjegjësinë e zgjedhjeve, duke ia lënë në dorë demokratëve fatin e tij.
Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj i ftuar në studion e lajmeve në News 24 tha se me deklaratën për të ngrirë funksionet e tij Basha i mbyll derën e PD-së, vetes.
“Me këtë deklaratë që ngin direkt funksionet në parti ai nuk ka të drejtë të hyjë me në selinë e Partisë Demokratike që sot. Pra nuk duhet të shkojë më në zyrën e tij. Basha e ka kuptuar që gara duhet bërë me kushte të barabarta”,- komentoi ai.
Të gjithë kundër Bashës. Ja grupimi tjetër që kërkon dorëheqjen
Pas grupimit me në krye dhëndrin e Sali Berishës, tashmë edhe një listë me 8 ish-deputetë të PD-së dhe emra me shumë kontribut në parti kërkojnë dorëheqjen e Bashës.
Ata argumentojnë se dorëheqja duhet bërë menjëherë dhe të jetë e parevokueshme e Kryetarit, Lulzim Basha.
Sipas tyre ai është përgjegjësi i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
DEKLARATA E PLOTE:
Të shqetësuar:
-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;
-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;
Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,
Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;
Kërkojmë:
1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
- Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
- Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të
plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.
I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.
Besnik Mustafaj
Gjergj Lezhja
Tomorr Alizoti
Julian Deda
Leonard Olli
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Genc Ruli
Ridvan Bode
Armand Teliti
Astrit Patozi
Keltis Kruja
Agron Musaraj
Igli Cara
Ardian Kollozi
Rajmond Hoxha
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Bedri Hoxha
Roland Keta
Kreshnik Bozho
Gent Minarolli
Mirgen Lata
Shrefedin Shehu
Fabian Topollaj
Grigels Mucollari
Arieta Keci
Andi Permeti
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Dashnor Sula
Shaban Memia
Arqile Gorea
Artur Shehu
Vasillaq Ndreko
Ermira Qosja
Luter Nuraj
Atird Hoxha
Viktor Bezhani
Gjovalin Bzheta
Edi Vecani
Vilson Haxhiraj
Agron Hasanbasha
Mirela Mucaj
Remzi Haxhiu
Bedri Luku
Iriat Hyka
Mirela Hasanaj
Ilia Milo
Artur Ajazi
Edlira Jakova
Renato Preza
Koco Bello
Valter Miza
Ramadan Hoxha
Genci Doci
Ilir Laci
Bedri Mihaj
Florian Dani
Vasillaq Ngresi
Nexhmi Dokollari
Ermir Petriti
Demir Gjana
Spartak Shaholli
Armand Cenolli
Aurel Agolli
Ilir Kondi
Ndue Paluca
Guri Tatari
Ilir Krosi
Kristo Cipa
Nexhmie Xhuveli
Vasil Milo Rrapo
S’përmbahet Genc Ruli: Basha dil nga selia e PD, bashkë me gruan dhe kunatin
Pas deklaratës së Lulzim Bashës për ngrirjen e funksioneve brenda PD-së, reagoi edhe ish-ministri, Genc Ruli.
Ruli u bën thirrje mbështetësve të PD-së që ta përzënë kreun e opozitës nga selia, bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.
DEKLARATA E RULIT:
Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky politikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual.
Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit. Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate.
Normalisht per nje individ qe e mori ” lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.
Ky lider qe beri nje marveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.
Ju them atyre qe qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD , nqs ai nuk jep doreheqjen vete deri neser shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.
Topalli shpërthen ndaj Bashës: T’ia marrim PD-në me protesta
Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen, por do të delegonte funksionet, ka reaguar ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Topalli shprehet se Basha nuk morri përgjegjësi për humbjen e PD-së.
Topalli shkon edhe me tutje, duke deklaruar se nëse Basha nuk jep dorëheqjen, sipas saj, demokratë duhet të marrin fatet e PD-së në dorë me protesta dhe me forma të ndryshme demokratike.
Status i Plotë:
Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet. Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar , tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .
Ne keto kushte. nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.
Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fuerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo s ka lidhje me Lul Bashe. Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.”
Ish- ministri i PD-së: Basha duhet të largohet përgjithmonë nga politika
Ilir Rusmaili, ish-ministri i Drejtësisë së PD-së, komenton vendimin e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Rusmali thotë se përgjegjës i vetëm për humbje katastrofike siç e quan ai është Bashë dhe thotë se jo vetëm duhet të largohet si kryetar por edhe nga politika përgjithmonë pas këtij rezultati.
Deklarata e Rusmalit:
Basha tregoi qe s’ka kuptu shpirtin e PD. Une njoh shumicet prej atyre qe kane nenshkruar deklaraten. Te perbuzesh ate kerkese eshte teperbuzesh kocken e PD, eshte gabim i pafalshem.
Zoti basha me deklaraten e vet ka shprehur nje keqkuptim te madh. Ai beson se deklarata ish komplot pallati. Un e njoh PD nga afer. Njoh menyren e reagimit te demokrateve. Jemi perpara instinktit te vetmbrojtjes se PD. Ajo deklarate brenda 24 oreve mund te behet me 30.000 nenshkrime.
Nuk ka instinkt me te forte se ai i vetmbrojtjes. Esht gabim qe pergjegjsia te hidhet te kundeshtari apo te te perjashtuarit qe nuk paska qene aktive.
Te gjithe ish-et kane te gjite nje gje te perbashket: nuk kane asnje pergjegjesi. Jane ish-a. Basha nuk eshte nji nga 60.000 eshte nje dhe i vetem. Eshte kryetar i PD. Pergjegjegjsi e njishit nuk ndahet as me dyshim as me treshin.
Humbja si rregull sjell doreheqjen. rezultati katastrifik sjell largimin pergjithmone Nga jeta politike. Nuk jep dorehqejn njeriu per deklarata. E jep per vetedije politike. Basha po kerkon varrosjen e PD.
Zoti basha gjeti nji zgjidhje qe e kish paralajmeruar. Zoti basha hyri ne gare me planin B. Do rihynte ne gare. E reja ktu eshte rezultati katastrofik.
Deklarata e Bashes ka nji defekt teknik. Ka vendosur te ngrije funskionet. Ky esht fiktivitet dhe nonesens. Me stAtut kryetai i partise nuk asnji funksion organizativ . Ka funskione drejtimi jo organizative. Eshte propogande, nonsens juridik dhe statur. Detaj qe zbulon vullnet te keq ne kte proces.
“Shpërthen” Bregu: Basha duhet t’i dilte për zot dorëheqjes si përgjegjës për katastrofën…
Zërave kundër vendimit të Lulzim Bashës për të mos u larguar nga PD-ja i shtohet edhe Majlinda Bregu.
Ajo bën përgjegjës Bashën për humbjen katastrofale të PD-së dhe se ai duhet të merrte përgjegjësitë e veta si kryetar duke bërë dorëheqje.
Reagimi i Bregut
Folen Shqiptaret me 25 Qershor!
Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!
Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!
E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!
Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!
I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!
I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!
I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!
I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!
Ai Njesh-i , ne Isha-t!
Ai I dlire, ne mekatare!
Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!
Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!
Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!
Give me a break Lul! In defeat, defiance!
Ne humbje, mosbindje!
Nuk perpjestohet humbja!
A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?
Zëri i parë nga PD në mbrojtje të vendimit të Bashës (Foto)
Në mbyllje të rezultatit të votave, ku u vu re një humbje e thellë e Partisë Demokratike, vërshuan kërkesat e demokratëve për largimin e Bashës.
Në fjalën e tij pas mbyllje së procesit, kryetari i opozitës Lulzim Basha mori vendimin e ngrirjes së funksionit të tij si drejtues deri në rezultatin e zgjedhjeve brenda PD-së.
Reagimi i parë pro këtij vendimi ishte ai i nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besa Petrit. Ajo ka thumbuar zërat kundër Bashës dhe fletërrufe të tyre.
‘Disa 22 vjecare nuk u ndalen se beri fushate per Partine Demokratike, kulluan djerse per te numeruar cdo vote, pa u ankuar e pa shfryre mllef, disa te tjere u perdoren per te blere letren e bojen per te shkruar fleterrufe nen shembullin e sigurimsave te qemotit, e ne fund u viktimizuan!
Sa gjynah!’-shkruan ajo.
Murrizi në krah të Bashës: Kritikët erdhën me pantallona të grisura, u larguan me vila
Kreu i PD-së në Lushnjë, njëkohësisht deputet i sapo zgjedhur Myslim Murrizi i del në krah Lulzim Bashës.
Ai shpërthen ashpër kundër kritikëve që kërkojnë largimin e Bashës duke shkruar se ata që e kërkojnë këtë gjë kanë ardhur me pantallona të grisura në PD dhe kanë dalë me vila.
Sipas tij ishin po këta përgjegjës për humbjen e PD-së në 2013,
Statusi i plotë
Kjo liste firmetaresh paska kerkuar largimin e BASHES????????
Ftoj çdo DEMOKRAT ne te gjithe Shqiperine qe u perball ne keto 30 dite me fushaten me te piste dhe te blere nga paraja e pushteti qe ti lexoj me vemendje dhe te me thote se per ke kane punuar e votuar keta????
A i keni pare keta ne fushate????
A nuk ishin po keta qe ne vitin 2013 punuan qe te humbiste PD dhe lart e poshte si te strukur thonin te perzeme “PLAKUN”?????
U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste.
U habita kur pashe dhe disa vemje per te cilet z Basha eshte fajtore qe i futi ne keshille kombetare dhe i degjoj ne ndarjen e degeve dhe prishjen e strukturave duke larguar nga drejtimi i degeve kryetar punetore partie si Osman Stafa, Moisi Meminaj etj.
Dhe ajo qe me habiti ishin disa njerez qe nuk i njeh njeri per demokrat apo faktore por si motorriste e puntore.
Perpelitjet e fundit per te ndare shapin nga sheqeri.
Mos derdellisni neper media por nxirrni kandidatin ose kandidaten perballe BASHES dhe me kete rast tentoni te takoni ndonje DEMOKRAT ne kete fushate se keni qysh ne vitin 2005 qe nuk i jepni doren nje NJERIU te vetem.
Ishalla nuk ju ngaterrojne DEMOKRATET ,se nje pjes e juaja ju vuri tankun dikur atyre dhe nje pjese ju njeh per rilindas se keni tre pale zgjedhje 2013,2015,2017 qe beni fushate kunder PD dhe DEMOKRATEVE.