Endri Fuga, ministri në hije, shkruan për arrestimin e vëllait të Alibeajt

Drejtori i Komunikimit në kabinetin e Ramës, Endri Fuga, ka ripostuar në Twitter lajmin për arrestimin e vëllait të Enkelejd Alibeajt në Gjermani.

“Imagjinoni ç’do kishte bërë PD nëse diçka e tillë do i kishte ndodhur një funksionari të lartë në PS”, shkruan Fuga.

Reagimi i Taulant Alibeaj:

Arrestimi në Gjermani, reagon vëllai i Enkelejd Alibeaj: “Unë nuk e di se çfarë kanë shkruar mediat në Shqipëri, por unë mund t’ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se në këtë moment që jemi duke folur unë jam ulur dhe jam duke pirë një kafe në Gjermani. Unë nuk kam asnjë problem me policinë gjermane, dhe nuk jam ndaluar asnjëherë të vetme nga autoritetet këtu, madje nuk kanë as makinë që të marr ndonjë gjobë”, tha Taulant Alibeaj.

Por sipas lajmit të Top Channel ,Taulant Alibeaj është arrestuar në datën 7 prill për grabitje të armatosur. Por ai e hedh poshtë këtë që shkruajnë mediat.

Enkeled Alibeaj sqaron:

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas daljes së lajmit se vëllai i tij është arrestuar në Gjermani, për vjedhje me armë.

“Është një lajm i gënjeshtërt, i cili ka dalë nga zyra e Saimir Tahirit”, thotë deputeti. “U shpërnda nga banda e Policisë së Shtetit për t’i bërë shantazh opozitës”.

 

endri fuga twitter

SHKARKO APP