Enkelejd Alibeaj: Sot me 21 mars mbaron afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pazar Rama-Berisha për dështim
Nga Lindita Kokoli-
Sot me 21 mars është data e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Enkelejd Alibeaj i grupit të PD-së së Bashës akuzoi në sallën e Kuvendit Berishën dhe Ramën se kanë bërë marrëveshje që të dështojë reforma zgjedhore.
Ai e quajti dështim këtë Komision sepse ishte PS që nuk donte votën e emigrantëve, listat e hapura dhe që të votohej në një zonë elektorale.
Por Alibeaj e hodhi shigjetën drejt dyshes Rama-Berisha të cilët kanë bërë marrëveshje të fshehtë që të mos ndryshojë Kodi Zgjedhor.
Mënjeherë ka reaguar Bledi Çuçi, kryetari i grupit parlamentar të PS. Ai tha se reforma nuk bëhet siç do zoti Alibeaj që thotë se vetëm projektligji ynë për Kodin e Ri Zgjedhor është i duhuri.
Ndërkohë Gazment Bardhi foli që nuk ka paqe dhe marrëveshje me PS pasi ne kemi kërkuar respektin vetëm të Kushtetutës.
Indirekt Bardhi i dha përgjigje Enkelejd Alibeajt.
Sidoqoftë akoma nuk dihet se si do të shkojë fati i Reformës Zgjedhore.