ER shkruan LB-së. LB përgjigjet: Jo kryeprokuror që e emëron ER-ja
Dita e martë e kësaj jave do të mbahet mend gjatë, pasi replikat, kundërpërgjigjet mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës kanë njohur ecuri në mënyrën e komunikimit mes tyre me anë të Facebook-ut.
Ishte kryeministri Rama që mikloi Lulzim Bashën për një qeveri bashkëpunimi, të përbashkët, për marrë statusin e BE në muajin maj 2018. Kjo është e sigurtë nga burime brenda PS-së. ER e ofertoi, LB, edhe për prokurorin e përgjithshëm. Por e gjithë kjo, jo mbi transparencë dhe në Kushtetutë, por si një pazar Miloti se “të jap këtë, kurse ti me jep atë..”.
Njëherë e ka ngrënë Lulzim Basha me 18 maj 2017. Dhe po e vuan, pasi sot mund të ishte kryeministër nga PD-LSI. Tashmë prapë Edi Rama e oferton në gjynah, kurse Lulzim Basha duket i qartë, të paktën deri sot.
Nga ana e saj LSI kërkon zbatimin e Kushtetutës dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi siç është miratuar e jo që të vijë nga pazaret. LSI, siç duket, ka frikë se mos PD luhatet dhe bie prapë në gjynah me ER.
Kryeministri Rama ka filluar të përdor shkurtime “dashurie” emrash. Nuk shkruan më Lulzim Basha, por LB. Me dinakëri, por edhe me ironi kjo mënyrë komunikimi. Duke iu drejtuar me LB i duket me erotike si politikë.
Ja mesazhi i Edi Ramës:
LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë nê BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme
Ja mesazhi Lulzim Bashës:
Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.
Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama (ER) dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.
Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.
Ne mbeshtesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.