Erdhën, folen bukur, hodhën ca shishe me molotov dhe ikën pa vendim qëndrese në Shesh!
Protesta e PD u mbyll. Kishte njerëz. Folën bukur drejtuesit e PD, foli me patos edhe Berisha. Hodhën ca shishe molotov, prishen një gardh hekuri dhe ikën!
Kaq, asgjë me shumë!
Adriatik Lapaj, pak para protestës së PD, tha se duhet të qëndrojnë ditë-natë para kryeministrisë, të gjithë. Nëse nuk qëndrojnë, asgjë nuk ndodh.
Por ndërsa demokratët ikën në shtëpi, Adriatik Lapaj me mbështetësit u kthyen prapë para kryeministrisë, duke qëndruar ulur. Lapaj bëri thirrje se “nuk rrëzohet Rama me protesta-turistike (nënkupto protestën e sotme të Berishës), por vetëm nëse bashkohemi të gjithë duke qëndruar ditë-natë para kryeministrisë, pa flamuj partie. Ndryshe, tek e tek, na mund Edi Rama”.






KOHA JONË SONDAZH

