Erdhën refugjatët sirianë! Bëhuni gati!
Mediat e huaja shkruajnë për fluksin e refugjatëve sirianë që pritet të zbarkojë në Shqipëri, për shkak se Maqedonia bllokoi kufirin e saj me Greqinë. Së fundi është agjensia e njohur e lajmeve Associated Press që i bën jehonë deklaratave të sotme të ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.
Kjo e fundit është shprehur se Shqipëria nuk do të ndërtojë një mur për të parandaluar refugjatët sirianë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë. Sipas saj, autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për një numër të lartë refugjatësh sirianë që pritet të hyjnë në territorin shqiptar.
Më tej AP thekson përgatitjet e qeverisë shqiptare për të përballuar këtë fluks, duke përmedur kështu ngritjen e disa vendstrehimeve në jug të vendit. Në shkrim raportohet edhe për 12 klandestinë pakistanezë të kapur sot paradite në Kakavijë, pranë kufirit me Greqinë.
Dy ditë më parë edhe mediat greke shkruanin se vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Gazeta “Protothema” raportonte në një artikull për këtë cështje, se kapmet ku do të akomodohen sirianët do të ngrihen në Gjirokastër dhe në Korçë, dy qytete kufitare me Greqinë, e cila është porta hyrëse për në Europë e refugjatëve nga rajonet e luftës