Erion Braçe-deputetes së PD-së: Kujdes mos kapësh ndonjë gjë të fortë…!

Deputetët e Partisë Demokratike goditën dje me vezë dhe me topa letrash Kryeministrin Edi Rama, duke bllokuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të punimeve të Parlamentit.

Deputeti i PD­-së, Bedri Hoxha e nxori nga çorapet vezën dhe goditi kryeministrin.

Gjithçka u zhvillua në kaos e sipër dhe jo gjithçka u dëgjua nga transmetimet live në televizor.

Më poshtë keni debatin që shoqëroi kaosin në Kuvend:

Valentina Leskaj: Vazhdojmë seancën, nuk ka persona të regjistruar në projektligjin e masave të sigurisë…

Jozefina Topalli: O zonjë, më jep fjalën, dua të flas për procedurë.

(Deputetët e opozitës rrethojnë foltoren e Kuvendit, ngrenë pankartat “Jashtë kriminelët nga Parlamenti!”)

Jozefina Topalli: Mos u bëj me nerva, ti zoti Rama. Do të ishte më e ndershme që të ikte nga aty dhe të rrinte Armando dhe të gjithë Armandot e tjerë në vendin eKryeministrit… Nuk është faji i Armandos që vjen këtu, fajtori ka vetë një emër, ai është Edi Rama, i cili i ka fut këtu për të mbajtur peng dhe për të terrorizuar njerëzit.

(Deputetët e opozitës godasin tavolinat)

Gramoz Ruçi: Bjerini më fort, më fort… Po kujdes se mos vraçsh dorën. Akordoni pushim Parlamentit për t’iu kthyer normalitetit…

Jozefina Topalli: S’ka normalitet me kriminelë brenda Parlamentit.

Valentina Leskaj: Atëherë, 5 minuta pushim.

(Deputetët e opozitës vazhdojnë të godasin tavolinat në shenjë proteste)

Taulant Balla i bërtet Eduard Shalsit: O Shalso, ulu aty, lëri muhabetet se do të votojmë…

(Pas ndërprerjes së seancës, deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren)

(Deputetja e PD­së, Albina Deda godet Kryeministrin Rama me një top letrash të lagura)

Edi Rama­ Albinda Dedës: O monstre, si e ke hallin?! Ku e fute që e ke lagur…

(Deputetja e PD­së, Arbjola Halimi, kërkon të çajë rrethimin e gardës)

Erjon Braçe: Kujdes se kap ndonjë gjë të fortë aty. Mos i fut duart…

Arbjola Halimi (bërtet): Qepe gojën, ore ti…

(Deputeti i PD­së, Bedri Hoxha, nxjerr nga çorapet një vezë dhe godet Kryeministrin, veza përplaset te ministrja Ermonela Felaj)

(Pas votimit Valentina Leskaj largohet me vrap, Bedri Hoxha nxjerr vezën e dytë nga çorapet dhe godet Edi Ramën)

Edi Rama: Ku je këtu, budalla…?! Je në terezi?!

Bedri Hoxha: Ik ore, b…q…

(Gent Strazimiri godet me vezë Kryeministrin, përplaset në mur, shoqëruesi i Ramës e mbron me çadër).

Opinion

SHKARKO APP