Erion Braçe i PS-së fshikullon dhe “masakron” ministrin e LSI, Panaritin
Një ditë pasi ministri i Bujqesise Edmond Panariti tha nder te tjera, me ironi, se “nese do Erion Braçe le te vije e te behet ai minister bujqesie ” ka ardhur reagimi deputetit Braçe:
Nga Erjon Braçe
Vetem tani po shoh cka thene dje ne nje emision televiziv, ministri i Bujqesise ne qeverine time.
Ndershmerisht jam i habitur.
Kujtoja se une kur flas jam i qarte dhe, nuk me shkonte ne mendje se nje minister nuk kuptonte se cili ishte shqetesimi im, i ndihmuar gjithnje nga mendimi im.
Por meqe qenka akoma e paqarte po rreshtoj edhe nje here;
E para, kur flas per bujqesine nuk e bej kete nisur nga nevoja politike, nevoja elektorale apo nisur nga nje interes personal kariere, fare.
Kur flas per bujqesine kam parasysh bujkun ne zonen time, posacerisht ate qe ka ngritur me parate e tij nje ekonomi qofte edhe te vogel, ne dy apo tre dynym toke, sere ne rast se ka patur fat dhe, punon aty 12-14 ore ne dite, ne pjesen me te madhe te kohes se tij te punes ne nje temperature qe arrin deri ne 45 grade.
Ftoj kedo, edhe ministrin, te punoje nje here ne keto kushte dhe te mendoje edhe per politike, vota dhe kariere pastaj.
E dyta, kur flas per bujqesine nuk e bej kete nga zyra komode, studioja komode apo cdo ambient tjeter pa lidhje me punen e bujqve.
Kur flas per bujqesine, thjesht i jap ze cdo problemi qe bujqit e thone, ta thone, por shumekush, ofiqar me se pari, nuk i degjon, nuk i shenon, nuk i raportin, nuk i zgjidh.
Per ti dhene ze problemeve te bujqve nuk i marr leje kujt dhe refuzoj te degjoj se kete e bej per tu bere minister.
Jo minister, nuk dua te behem minister; ka pune me te rendesishme se puna e ministrit, duhet ta kishit kuptuar kete me kohe.
E treta, kur flas per bujqesine nuk kam parasysh tregtaret, “hallet” e medhaja te tregtareve qe mbledhin e shesin produkte bujqesore, me tej- blejne dhe shesin impute bujqesore, fitojne prej tyre.
Kur flas per bujqesine, kam parasysh nga fillimi deri ne fund bujqit, ata qe punojne me token mes njemije e nje veshtiresive, prodhojne produkte, perime e fruta, produkte blegtorale gjithashtu e qe sigurojne te ardhura, vetem keto te ardhura per familjet e tyre; gjithnje te pasigurta e te varura perfundimisht nga shitja ose jo e produkteve te tyre.
Pikerisht nga kaq, une dhe ju jemi shume te ndryshem!!
Pikerisht nga kaq, une flas per bujqit kurse ju flisni kolektivisht per mua;
Une flas per prodhimin kurse ju flisni per tregtimin;
Une flas per prodhuesin kurse ju flisni per grumbulluesin;
Une flas per klimen kurse ju flisni per doganen;
Une flas per rimbursimin e 20% te cdo 100 lekeshi prodhim kurse ju flisni per pagesa ne dore;
Une flas per Lushnjen dhe prodhimin qe po mbetet ne sere kurse ju flisni per Maqedoni dhe bllokimin qesharak te nje shteti jo funksional.
Po spjegoj edhe nje here me shume;
Se pari-klima, ndryshimi i saj ka mberritur edhe tek ne, sic po aq edhe tek fqinjet tane-konkurente;
Ndryshimi i klimes eshte i lidhur me ciklet tona te prodhimit;
Ciklet tona te prodhimit jane te lidhura me hershmerine dhe hershmeria e produkteve tona na ka futur ne tregjet nderkombetare.
Fqinjet konkurrente, po prodhojne shume para nesh ne kohe,
te tjere qe ishin muaj pas nesh po prodhojne thuajse ne dite me ne.
Po ne?
Ne po rrime ne vend;
Ne po rrezikojmë të dalim nga tregu.
Ky eshte halli im, jo te behem minister!!
Se dyti-produkti, ne treg ze vend me produkt, qendron ne te me cilesi dhe shumellojshmeri;
Tregu po kerkon dhe njeheresh po na krijon mundesi te qendrojme aty qofte me cilesi, qofte me llojshmeri produktesh.
Po ne?
Ne po rrime ne vend;
Ne vijojmë të prodhojmë prej vitesh domate e trangull, kaq (përjashtim bën vetëm Divjaka).
Nuk mund te konkurojme vetem domate e trangull, po e bejne plot te tjere kete, madje jane shume me novatore se ne kur ne te vetmin permiresim qe kemi bere ja dedikojme futjes se bleteve ne sera.
Duhet diversifikuar prodhimi ne nje mori produktesh qe kerkojne me shume pune e mund, por qe e kane tregun te kontraktuar.
Ky eshte halli im, jo te behem minister!!
Se treti, jane bashke-toka e paket, mos qarkullimi i kulturave dhe mos sherbimi ndaj tokes;
Thuajse pjesa dermuese e ekonomive bujqesore perputhen me sasine e tokes se familjes se bujkut, 2-3 dynym, shpesh here, per shkak te cikleve me te frytshme edhe ne aspektin e te ardhurave eshte sere.
Padiskutim qe sera per 3-4 vite ne te njejten siperfaqe toke, pa sherbime me se shumti, eshte nje problem i madh.
Por kush i keshilloi bujqit? Kerkush!!
Po edhe ti keshillonte, cili nga bujqit do linte tre dynymet e tij fatlum pa kultivuar nje sezon? Me cfare do te jetonte?
Ky eshte halli im, jo te behem minister!!
Ka edhe te tjera, por ato lidhen me njerez rreth e qark e poshte jush, deri atje ne Lushnje, jo me ju;
Per ju, vijoj te kem bindjen se jeni njeri e zyrtar i ndershem, por per ju ama, deri tek ju!!
Ndaj, besoj te jem i qarte, karrigia e ministrit nuk eshte halli im.
Halli im jane zgjidhja per problemet e stermedha qe po trokasin fort ne ekonomine me te madhe bujqesore te vendit, Lushnje-Divjake.
Jane shume me teper se une ato probleme, ndaj mos u merrni me me mua, por me problemet!!
Erion Braçe
Ja se çfare tha ministri Panariti te marten ne darke ne Ora news:
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, në lidhje me sistemin e bujqësisë. Panariti tha në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe se nuk e kupton ku e ka hallin Braçe, ndërkohë që nga kryeministri Rama nuk ka asnjë vërejtje.
Ja deklaratat e Panaritit:
Panariti: Unë kam qenë shumë i hapur për të sqaruar zotin Braçe dhe kam preferuar që.. është në zgjedhjet e tij që ti bëjë publike, vërejtjet, të kontaktojë kryeministrin. Por do bënte mirë të kalonte nga ministri i Bujqësisë dhe pastaj ti bënte publike.
Nuk ju ka kërkuar shpjegime?
Panariti: Unë i kam kërkuar disa herë edhe ta kontaktoj me telefon nuk kam mundur. E kam ftuar për të diskutuar nuk e ka parë të arsyeshme dhe skam ç’të komentoj më rreth kësaj.
Përsa i përket asistencës rreth fermerit dua të them që 6 agronomë që ka drejtoria e Bujqësisë në Lushnje janë non stop në terren pranë fermerëve pranë serrave, ndërkohë që sistemi i Bujqësisë po i kalon kompetenca edhe pushtetit lokal. Bashkia e Lushnjes ka 3-fishin e agronomëve nga çka drejtoria e Bujqësisë. Pra problemi i këshillimit të fermerëve nuk mund të jetë ekskluzivitet i 6 agronomëve, por është një sfidë që shkon përtej pushtetit lokal që ka marrë atribute me të drejtë për të administruar problemet e bujqësisë, që do t’i bëjnë me njësitë e bujqësisë që tashmë do të jenë krijuar pranë sektoreve përkatëse në bashkitë respektive.
Bujqit nuk e kanë fajin ka thënë Braçe? Kush e ka fajin?
Panariti: Bujku asnjëherë nuk e ka fajin. Unë nuk e kuptoj ku e ka hallin deputeti Braçe, sinqerisht dua të di ku është shqetësimi i tij? Pse ndodhi një infeksion në Fuzarjozë dhe u bë qameti i madhe?!. Infeksione ndodhin, bujqësia është sektor me risk. Gjithësecili duhet ta dijë se në rast se nuk zbaton një protokoll dhe nuk pyet, mund të shikosh prodhimin që shkatërrohet nga një infektim bakterial.
Kjo ka ndodh për faj të tyre?
Panariti: Këtu përgjegjësia është e përbashkët. Edhe fermeri duhet të konsultohet. Që në momentin kur merr farën dhe fidanin, nëse respketon të gjithë teknologjinë e kultivimit, vaditjen, plerimin në masën e caktuar.
Pse nuk reformoni sistemin e këshillimit që edhe bujqit ta dinë?
Panariti: Pse disa bujq e dinini, spese 3-4% e serrave u prekën dhe 96% të tjera prodhuan dhe eksportuan. Pse ata e dinin? Sepse këta pyetën.
Të ristrukturohet e gjithë ministria e Bujqësisë ishte një tjetër akuzë apo sugjerim e dhënë nga kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave?
Panariti: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është një koncept qeverisës që është vendosur nga mazhoranca aktuale dhe kjo strukturë është ndërtuar mbi bazën e këtij koncepti qeverisës. Sepse në qeverinë e kaluar quheshe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.Ishte një koncept tjetër qeverisës. Ky koalicion pati.. pjesë e koalicionit është edhe zoti Braçe, është koncept qeverisës që është ndërtuar mbi këtë strukturë. Unë do të thoja që kjo strukturë po funksionon. Nuk e shikoj të arsyeshme të ngrihet problem i ndryshimit të strukturës. Të prishësh një strukturë në mes të mandatit do të thotë të çoroditësh fermerin. Nuk ndërrohen rregullat e lojës kur ka filluar ndeshja.
Si i shpjegoni këto akuza?
Panariti: Unë nuk e kuptoj këtë histori. Dëshiron zoti Braçe të bëhet ministër i Bujqësisë, bujrum, pa asnjë lloj problemi, kjo është kompetencë e kryeministrit, unë e lë vendin. Është dicka e rëndë që hamendësimi është që je totalisht jo funksional, që nuk je rezultative, kur të gjithë shifrat flasin për të kundërtën. Unë e kam të vështirë të përceptoj këtë lloj pozicionimi.
Unë komunikoj përditë me kryeministrin dhe nuk kam asnjë vërejtje nga kryeministri. Prandaj e kam ftuar Braçen, le të vijë në zyrën time se është më e ndershme dhe le të thotë që filan strukturë nuk funksionon, apo sektori i bujqësisë po çedon, po shkaktohen dëme, ka rënie të prodhimit dhe kjo pastaj është çështje madhore për ndryshime të mëdha, për largim të ministrit.
Unë me Ramën për bujqësinë takohem dy – tre herë në javë dhe nuk kam vërejtje. Kam pasur çështje që i kam diskutuar haptas dhe kam gjetur gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij, sepse ne funksionojmë ne ekip. Jemi një ekip qeveritar të përbërë nga dy formacione politike, por nuk ka të LSI dhe të PS.