Erion Braçe, indirekt Blushit : Boll më!

Pa u prononcuar për thelbin e akuzave të Blushit se nuk po lejohet gara për kreun e PS ai thotë se kritikat e tij në drejtim të qeverisë janë të tepruara. Boll më thërret Braçe sikur ka frikë se akuzat e Blushit cënojnë shumë interesa.

Reagimi:

Kjo që po ndodh është e tepërt!!

(për të ruajtur etiken po e le me kaq, por shume me tepër se kaq)

Të sulmosh pa pushim koleget deputete për gjera që kurrë nuk po ndodhin, e ka një shembull, por te papranueshëm gjithnjë.

Unë e ne po emërojmë delegatet e Kongresit?

Po si po e bëjmë? Ku po e bëjmë? Ose meqë po tregohet plot arrogancë si e kryer, ku e kemi bërë?

Anëtaret e Kongresit zgjidhen me votë të fshehtë, përmes parimit “një anëtar, një votë”; përkund, po e përsëris, përkund nuk janë mbajtur ende zgjedhjet.

Atëherë, si unë e ne, për më tepër ministrat, i kemi caktuar delegatët?

Unë e respektoj ambicien, por e refuzoj shpifjen ndaj kolegëve!!

Te shtune, ne qarqet Fier, Berat, Elbasan e Korçë, mbahen zgjedhjet ne anëtarësinë e Partisë për anëtaret e Kongresit.

Unë do të jem si monitorues i rregullshmërisë se tyre në zonën time;

Po ti ku do të jesh? A do marrësh pjesë në to?

Këto janë zgjedhjet për Partinë e për to jemi angazhuar të gjithë

Nuk mund te jene te tilla veç zgjedhjet ku zgjidhem unë, ti apo cilido nga ne ofiqarët në Parti.

Jooo, për mua zgjedhja e ofiqarëve ka pak rendësi;

Zgjedhjet e Partisë janë jetike.

I ftoj të gjithë të shtunën jo vetëm të votojnë, por edhe te garantojnë çdo votë në këtë Parti.

Kemi ndërtuar një proces plot mund;

Kemi riregjistruar çdo anëtar partie-kushdo që bën vëzhguesin e jo punëtorin në Parti, mund te ngjitet ne zyrën e organizimit ne PS te shohë për herë të pare regjistrin elektronik të anëtarësisë;

Kemi anetaresuar te rinj e te reja, burra e gra ne organizatat tona-cilindo qe ben sehir e jo pune ne Parti, e ftoj te vij e te shohe organizatat ne Gradishte, Remas e Grabian, te pyese te rinjte e te rejat aty, nese i ka marre kush me dhune anetare apo jo, madje madje ti pyese nese te tille jane bere per nje pune apo per besim, besim tek puna e kryer e tek kjo Parti;

Kemi zgjedhur drejtuesit e çdo organizate, me votim te fshehte e alternative-kedo qe quan zgjedhje veç rastin kur emërohet vetë, e ftoj te vije ne çdo organizate ne Grabian, Gradishte, Remas, Cerme, për të pyetur e mësuar se si te rinj e te reja, aktive ne fushatat tona janë zgjedhur me vote kryetare te organizatave duke rigjeneruar strukturën bazë të Partisë.

Kjo është punë, punë e bërë nga të gjithë bashkë në parti.

Po po në parti, as në Rogner e as në Sheraton.

Ne ane tjetër,

E dine te gjithë, unë jam kritik vetë me Qeverinë.

Por po e them këtu;

Te kritikosh është ndryshe nga te shpifesh-kështu e mendoj unë; te kritikosh ne fillim duhet te dish.

Unë nuk di e nuk arrij ta kuptoj se si koncesionohet paraja!!

As shtypja e parave nuk koncesionohet!!

Sipas ligjit koncesionohen shërbimet, burimet natyrore etj-për to jam gati te dëgjoj argumente, por mbi të vërteta, fakte e kontrata;

Paraja jo! E kam dëgjuar këtë nga një klub banal ne PD dhe refuzoj ta dëgjoj si akuze ndaj meje, ndaj nesh, ndaj kolegeve. Sepse nuk ka ndodhur, sepse nuk eshte e vertete, sepse eshte batute, jo fakt, si perhere.

U be transparence e gjate ne grup per koncesionet, sy me sy e balle per balle; jo vetem qe nuk pati pyetje, por nuk degjova nga kush nje fakt, nje prove, nje argument, pervecse kesaj batute per koncesionet.

Qendrim politik apo ideologjik te argumentuar, jo e jo.

Thjesht nje batute!!

Ndaj them qe kjo qe po ndodh është e tepërt!!

Tani u bë boll!!

SHKARKO APP