Zoti kryebashkiak ! Këtyre jo 15-fish, por edhe 200- fish u duhet bërë taksa
Protesta e biznesmenëve që kundërshtojnë rritjen e taksës për hapësirat publike janë më shumti ata të cilët disponojnë mbi 100 metra katrorë të zëna.Por për çfarë protestojnë ata? Deri dje zaptimi i 100 metrave katrorë në qendër të qytetit u kushtonte 150 mijë lekë të vjetra.
Çmimi i ulët favorizonte zënien e hapësirave publike nga bizneset të cilët paguanin shumë pak, një shumë të papërfillshme në krahasim me mijëra euro që paguajnë për qeratë e dyqaneve.
Hapësirat e zëna me kosto të ulët në krahasim me detyrimet që ka Bashkia e Tiranës për t’i shërbyer këtij biznesi, kanë bërë që shumë qytetarë të kenë probleme në qarkullimin normal te lagjet dhe zona ku punojnë.
Për të frenuar këtë uri të bizneseve për të gllabëruar më shumë hapësira nga çfarë realisht i duhen dhe shërbejnë, Bashkia e Tiranës ka vendosur një taksë të përshkallëzuar sipas zonave, ku zonat e qendrës paguajnë 15 mijë lekë të vjetra për metër katror dhe deri në zonat periferike e cila paguan 2 mijë lekë.
Me sa duket, politika e Bashkisë së Tiranës është shtimi i hapësirave publike dhe ndalimi i zënies së tyre pa kriter, i favorizuar nga çmimi i ulët. Ironia qëndron që një shoqëri civile ngrihet një ditë pse zihen hapësirat publike dhe ditën tjetër del sërish në protestë se pse synohet lirimi i tyre.
Ndaj kjo është e padrejtë që të zenë hapesirat publike disa privatë, ndaj Erion Veliaj duhet jo 15 -fish por edhe 200 -fish t’u vendosë taksat privatëve të tillë të cilët bllokojnë hapesirat publike.
Fotot e marra nga bizneset e ndryshme në Tiranë tregon qartë orkesin e tyre për të marrë sa më shumë hapësira publike.