Veliaj apo Tahiri ia shkarkoi Koço Kokëdhimës, njeriun e tij në Bashki?

Edi Rama ka dy njërëz afër vetes; i pari Kokëdhima i cili dihet si mik prej vitesh, kurse Erion Veliaj si administrator korrekt me punët e qeverisjes vendore. Po prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” u ka vënë në dispozicion një hapësirë të gjerë shoqatës së biznesit në Tiranë, e cila ka kundërshtuar hapur tarifat e reja të vendosura ndaj bizenseve nga bashkia e kryeqytetit, shkruan lapsi. Por në dy ditët e fundit, gazeta i ka kushtuar faqen e parë betejës së bizneseve kundër Velisë, duke theksuar në tituj kërkesat e tregtarëve dhe tërheqjen e Erion Velisë.
Duket qartas që në këtë përplasje, tepër vendimtare për Velinë, “Shekulli” i Kokëdhimës ka zgjedhur të jetë në krahun e kundërt. Ky pozicionim i pazakontë i gazetës ngre pikëpyetje mbi marrëdhënien e Kokëdhimës, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, dhe Erion Velisë një nga njerëzit që kërkon gjithnjë të jetë më afër kreyministrit. A po i mbështet Kokëdhima tregtarët sepse beson në të drejtën e tyre, apo i mbështet sepse ka vetë biznese që preken nga tarifat e reja apo ka diçka tjetër që mund të shpjegojë qëndrimin e ri të “Shekullit”? Në luftën e ashpër për pushtet brenda llojit, nuk përjashtohet mundësia që “Shekulli” të “hakmerret” edhe për shkarkimin që Veliaj bëri pa e përfillur Kokëdhimën, atë të drejtorit të Ujësjellësit, që njihej si një njeri i afërt me superdeputetin.
Burime nga bashkia, të cilët nuk donin të flisnin me emër, thanë se krejt ky mllef e inat i Kokëdhimës ndaj Erion Veliajt lidhet me shkarkimin që kryebashkiaku i Tiranës i bëri drejtorit të Ujësjellësit para pak ditësh pas protestes së ministrit Tahiri i cili u ndodh mes protestuesve në Kombinat.
Por ka edhe informacione se ministri i Brendshem Tahiri ishte gati të bënte edhe ndalimin në polici të ish-drejtorit të ujësjellesit, që dihet se vjen nga biznesi i Kokëdhimës.
Pra e firmosi Tahiri dhe e vulosi Erion Veliaj shkarkimin e drejtorit-mik të Kokëdhimës. Reagimi i Koços nuk do të jetë i lehtë për t’u përballuar.

SHKARKO APP