Erion Veliaj dhe garuesit e garës 900 km nga Europa

Tirana është tashmë një destinacion i kërkuar turistik në Europë. Mënyra e konceptuarit nga bashkia që Tirana të jetë një destinacion turistiko-kulturor e sportiv, ka sjellë shumë turistë të huaj, të cilët e kërkojnë Tiranën. Një aktivitet i fundit i zhvilluar në sheshin “Skenderbej” në kryeqytet, ku garues nga e gjithë Europa kanë festuar dhe më pas kanë vazhduar intenerarin e tyre, u bë lajm në mediat e huaja.

Pritjen e këtij grupi europian shëtitës e garues, njëkohësisht, e ka bërë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Siç shikohet dhe nga fotot garuesve europianë iu është bërë pritje festive, çka nuk e kishin provuar në asnjë qytet tjetër europian.

Pas aktivitetit Erion Veliaj ka postuar statusin e mëposhtëm:

Shih me sy, e plas me zemër!

Duke përcjellë me zili dhjetra garues nga e gjithë Europa në sheshin “Skënderbej” që do të udhëtojnë një ditë-natë 900 km, për të parë cili mbërrin i pari në Tiranë! Fitoftë më i miri dhe kujdes rrugës!

SHKARKO APP