Erion Veliaj dhe qytetarët në aksionin e mbjelljes së pemëve në Tiranë

Erion Veliaj postoi këtë të dielë pasdite një mori fotosh nga puna e bashkisë në bashkëpunim me qytetarët në mbjelljen e pemëve në Bashkinë e Tiranës. Pasionant dhe këmbëngulës ai motivon qindra e qindra qytetarë që të marrin pjesë në aksionin e bashkisë që tashmë është kthyer në aksion qytetarë.

Ja se ç’shkruan Erion Veliaj në postimin e tij në facebook:

Bashkë me dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë ??‍♀️??‍♂️ mbollëm 10 mijë fidanë të rinj në zonën e Allgjatës në Vaqarr.??
‪Sot duhet t’i kthejmë reston natyrës, jo vetëm se kjo është gjëja e drejtë për të bërë për mjedisin, por mbi të gjitha është e drejtë për fëmijët.

SHKARKO APP