Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor
Më 31 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata Kushtetuese njofton: Në përgjigje të interesit të shprehur nga mediat dhe në kuadër të transparencës dhe shpërndarjes së informacionit publik, më poshtë gjeni informacionin e dhënë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenet 21, pika 1 dhe 38, pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 09.10.2025, ka njoftuar kërkuesin Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!/Gjykata Kushtetuese/
Ndërkohë dy zyrat ndërkombëtare të avokatisë, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kanë publikuar raportin e dytë të përditësuar mbi çështjen ndaj tij nga SPAK.
Mbajtja në paraburgim e Veliajt cilësohet si përndjekje politike ndërsa theksohet se ndaj tij po përdoren motive të “dukshme dhe të papërshtatshme politike”. Sipas raportit, Veliaj mbahet në qeli pavarësisht se nuk paraqet rrezik arratisjeje apo pengim të hetimeve të SPAK.
Avokatët e huaj argumentojnë se paraburgimi është kthyer në pretekst për ta larguar në mënyrë antikushtetuese nga detyra.
Ndërsa vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij përben shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës.
Në raport vihet në pikëpyetje resepktimi i procesit të rregullt ligjor në Shqipëri
KOHA JONË SONDAZH

