Erion Veliaj: Jap dorëheqjen nëse do ketë kafe apo ndertesa tek Parku
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se nëse në parkun e fëmijëve do të ketë bar kafe apo ndërtesa, do të japë dorëheqjen dhe nuk do të jetë më kryetari i bashkisë.
Veliaj: Për të gjithë ata që sot kanë një dyshim, i shoh sot në sy dhe ju them se unë do të jap dorëheqjen nësë në 1 qershor kur të inagurohet parku i fëmijëve, aty do të ketë kafene apo restorant, apo cfarëdolloj ndërtese. Në datën 1 qershor kur të përurohet parku i fëmijëve nëse aty ka kafe apo restorant, unë nuk do të jem më kryetar i bashkisë tuaj. Ama nuk pranoj gjuhën e dhunës sidomos tek ata që ende nuk janë pronocuar për një pallat 17 kat mu në digë dhe sot bëjnë nëse nuk e shohin, sot mundohen të gjejnë një qime në syrin e kësaj administrate dhe evitojnë traun që kanë në syrin e tyre.Bashkia e Tiranës është sot ende në gjykatë dhe po mundohemi ta fitojmë atë betejë. Nuk vijnë kur kemi këto beteja, nuk vijnë kur kemi mbjellë 6 mijë pemë në 6 muaj. I bëj edhe një sfidë tjetër: Nëse aty do të pritet qoftë edhe një pemë, unë në datën 1 qershor nuk do të jem kryetari i bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë prezantimit të Planit Urbanistik për Tiranën tha se për aq kohë sa ai do të drejtojë qytetin, dhuna nuk do t’i imponohet ideve për transformim.
Veliaj: Është e rëndësishme të kuptpojmë kontekstin ku po ndodhin gjerët. Krahasoni këtë takim që shikoni sot, fytyrat që shikoni sot përkushtimin e e njerëzve në këtë takim sot, krahasoheni këtë me atë që pamë dje. Me skema që Tirana mundohej Tirana ti harronte, me skema që na kujtonin prishjen e Zogut të Zi. Vandalizim i pashoq që mund të kishte zgjidhur një nga problemet në Tiranë. Unë sapo u ktheva nga Londra që BERZH do të investojë miliona euro në Tiranë.
Platforma e sotme ishte për tju ftuar të gjithëve në komunikim ku muskuli është tek ideja e mirë dhe jot e dhuna, prishja, thyerja. Përpara 6 muajsh njerëzit na besuan këtë vizion të qytetit. Ne nuk besojmë në një qytet autoritar, ku të gjithë duhet të mendojnë njësoj, por nuk mund të besojmë që edhe një pakicë e zhumrshme i imponohet një qyteti që kërkojë punën e vet. Dhuna nuk është argument, dhe sat ë drejtoj unë qytetin e Tiranës, dhuna nuk do ti imponohet ideve për transformimin e qytetit.