Erion Veliaj jep live 100 lekë “për nderin” e Presidentit të Republikës

I ftuar tek emisioni i gazetares së njohur Ilva Tare, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se në përballjen në gjykatë me Presidentin e Republikës Bujar Nishani ka vendosur ti nis me zarf 100 lekë për “nderin e tij të cënuar”. Dhe nxori në studio 100 lekë monedhë dhe i futi në një zarf të cilin dukej se e kishte paramenduar më parë, pa hyrë në studion televizive. Insistimit të Ilva Tares që duhet të shkoni në gjykatë ku të ka paditur Presidenti Nishani i cili ka kërkuar 100 lekë gjobitjen e Erion Veliajt për shpifje, kryebashkiaku u përgjigj se do të shkoj. Bile theksoi do kërkoj që gjyqi të jetë live dhe se do ta dërmojë me fakte Kryetarin e Shtetit. Më pas kryebashkiaku lëshoi një varg akuzash të rënda ndaj kreut të shtetit, të cilat nuk mund të bëhen kurrsesi në një vend demokratik.

Mundet që Erion Veliaj, përveç punës si kryebashkiak, po përgatitet edhe në fushatë politike për të marrë kryetarin e PS-së në çdo moment që Rama humb zgjedhjet parlamentare. Statuti i ri i PS-së ka sanksionuar nenin që kur kryetari humbet zgjedhjet parlamentare ai largohet nga posti i kryetarit të PS-së. Ndaj nuk ka se si shpjegohet ndryshe gjithë ky sulm politik dhe mediatik i Erion Veliajt ndaj Presidentit të Republikës, të cilin selia rozë e quan “shtojcë të PD-së”. Nuk  është se e pengon Presidenti Nishani kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por duhet jetë vendosja e “shishes së qumështit” në radhë për numrin një të selisë rozë. Dihet se Edi Rama e ka bërë përzgjedhjen e tij ndonëse ka një luftë të fshehtë mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt për të qenë pasardhësi i Ramës në krye të PS-së. Ndaj Veliaj duket se i bie Presidentit që të dëgjojnë socialistët.

Por përherë “jetojmë në Tironë” siç thotë kenga e kenduar dikur nga Edi Rama dhe “gjithçka mund të ndodhë”. Mundet që Rama i djeg të dy, Erionin dhe Saimirin e nxjerr kartën Lindita Nikolla apo Mimi Kodheli.

SHKARKO APP