Erion Veliaj kthen përgjigjen kryeministrit: Një foto te pema!
Dje ka patur mesazhe dhe diversione të kryqëzuara në kampin e majtë. Kryeministri në konferencën e shtypit ka marrë një pyetje, të cilën e kishte porositur vetë. E pyetën për ndonjë komplot nga dyshja Veliaj-Xhafaj kundër tij, dhe ai u përgjigj me ironi, por me mesazh kuptimplotë:
“Do të bëjmë një gjyq popullor ku do të ketë dënime shumë të rënda. Internime dhe punë të detyruar. Dhe koka e komplotit padyshim që është kreu i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga ish-ministri Fatmir Xhafaj… Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do ta varim në një nga këto pemë. Këto do pasqyrohen tek vepra ime numër 21”- tha tekstualisht kryeministri.
Më vonë Ylli Dylgjeri, po me ironi, gjeti një pemë ku do të varej Erion Veliaj dhe ia çoj në kryeministri, Edi Ramës.
Nuk vonoj dhe vetë kryebashkiaku tiranas, Veliaj nxitoi të bënte një foto me familjen pikërisht afër Pemës së Vitit të Ri. E postoi foton dhe në tekstin e fotos shkruan:
Më në fund e kapëm dhe ne një foto te pema!
Teksa jeni duke festuar, pranoni dhe urimet tona nga zemra për një 2019 plot dashuri e mirësi!
Përqafime, Kajan, Ajola & Lali Eri
Lufta dhe loja ka filluar. Pema është gjetur, litari po se po! Nuk dihet se cili do varet saktësisht në “pemë”.