Erion Veliaj: Me 1 qershor fëmijët e Tiranës do kenë Parkun e tyre

Erion Veliaj nuk tërhiqet. Do ta çoj deri në fund vendimin për tu bërë fëmijeve të kryeqytetit Kendin e Lojerave te tyre.

Këto foto janë disa nga 21 këndet e lojërave për fëmijë në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Një i ngjashëm po krijohet në Parkun e Liqenit Artificial për 200 mijë fëmijët e Tiranës.

Fotot i ka publikuar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në Facebook, i cili thekson se një kënd të tillë lodrash do ta kenë në 1 qershor edhe fëmijët e kryeqytetit.

“Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë në 1 qershor. Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë më të rëndësishëm, ndaj hapësirat më të mira ua kushtojmë atyre”, shkruan Veliaj.

q2 q3 q4 q5 q6 q7

Veliaj (3)Veliaj (4)Veliaj (1)Veliaj (5)Veliaj (2)Veliaj (8)

SHKARKO APP