Erion Veliaj: Provoje prapë, pasi zgupthi do ta ngre makinën o garip!

Erion Veliaj është një kryetar bashkie pasionant dhe punëtor. Realisht në më pak se dy vjet bashkia ka ndryshuar ritmin, rregullin, zhvillimin, jetën, etj. Po akoma ka qytetarë të pasjellshëm, qw nuk respektojnë jetën në komunitet apo që bëjnë si garipa se janë fëmijë zyrtarësh të lartë, deputetësh, politikanësh dhe biznesmenësh të fuqishëm. Kjo kategori sillen dhunshëm me ligjin dhe me komunitetin. Por policia bashkiake deri tani po tregohet e rreptë ndaj shkelesve të ligjit. Së fundmi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar në rrjetin e tij social një rast që  e shohim çdo ditë në kryeqytet.

Shumë qytetarë të papërgjegjshëm parkojnë sipër vijave të bardha, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve. Apo parkojnë në kryqëzime rrugësh të vogla, aqsa duhet të “fluturosh” nëse do të kalosh apo ecësh me makinën në rrugën tënde, sikurse parkojnë edhe në trotuare.

Mesa duket kryebashkiaku Veliaj është inatosur keq, pasi ka postuar një foto të një qytetari që është gjobitur për shkak të mënyrës së gabuar të parkimit të makinës së tij. Madje Veliaj e ka paralajmëruar se nëse do të ndodhte sërish, do ta ngrinte “zgupthi” makinën e këtij garipi.

“Ta gëzosh super makinën.Ta gëzosh dhe gjobën maksimale meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat e fëmijët. Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi Benzin”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Fill pas kësaj foto, që ia kanë postuar kryebashkiakut dhe ai publikut, policia bashkika ka marrë urdhëra për gjoba maksimale ndaj kësaj kategorie garipash që dalin si të fortë dhe fyes ndaj ligjit e qytetarëve.

SHKARKO APP