Erjon Braçe: Të votojmë reformën, ose të dorëzohemi dhe të ikim nga pushteti
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka mbajtur sot një qëndrim të ashpër kundër vendimeve të sistemit të drejtësisë. Në fjalën e tij në Kuvend, ai foli për vendimet që janë dhënë në kundërshtim të hapur me të drejtën themelore të qytetarëve.
Ai u ndal në rendin e ditës së seancës ku diskutohet çështja e pensioneve të ish-ushtarakëve, të cilëve ju hoq e një pjesë e pensionit nga ish-qeveria “Berisha”. Ai tha se mazhoranca e sotme me ligjin për rillogaritjen e pensioneve vë ne vend një padrejtësi.
Por Braçe u ndal dhe në vendimet e tjera të gjykatave. Ai tha se vendime të tilla janë dhënë për 21 Janarin, Gërdecin. Braçe tha se ose duhet të votohet reforma në drejtësi për ti dhënë fund padrejtësisë, ose kjo mazhroancë duhet të iki.
“Për 21 janarin, padrejtësinë, gjykatësit, vrasësit!! Ose të votojmë reformën, ose të dorëzohemi dhe te ikim!!”,- tha deputeti Braçe.
Braçe u ndal në vendimin e Gjykatës së Lartë për 21 Janarin, duke u shprehur se nëse ky vendim legjitimon edhe shkrirjen e kësaj gjykate.
“Unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë të hënën. Bëhet fjalë për shqyrtimin e cështjes së 21 janarit, krimit shtetëror të 21 janarit. Është vendimi që përmbyll një kalvar të gjatë shqyrtimi në insitutionet e drejtësisë , apo dhe gjykimi pot ë doni, por vetëm gjykim nuk është bërë të vrasjeve shtetërore të 21 Janarit. E kam thënë dhe atë ditë ata gjyqtarë nuk janë as të lartë as të ulët. Ata nuk janë gjyqtarë. Unë nuk mund ta pranoj, jo si deputet, as si jurist por nuk mund ta pranoj as si qytetar që kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje dhe plumbin ta marrësh në gjoks, në ballë. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje e një structure të armatosur shtetërore sic është garda e Republikës. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje kur jepet urdhër për të qëlluar, për me tepër në turmë. Këta nuk mund t’I imponojnë askujt në këtë vend alibinë e tyre. Është e rëndë shumë e rëndë. Dhe nëse ka një rast që mund të legjitimojë shkrirjen e Gjykatës së fakit të Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë është ky. Është e turpshme që janë vrarë 4 njerëz në mes të bulevardit dhe gjykata të vendosë që asnjëri të mos jetë në burg. Është e turpshme”,- tha Braçe.
Ai shtoi se opozita nuk mund të mbetet peng e krimeve të disa drejtuesve të saj dhe i bëri thirrje të marrë pjesë në Kuvend dhe të miratojë reformën.
“Po shfrytëzoj këtë moment për të apeluar dhe një herë tjetër. I bëj thirrje opozitës që të lërë namuzin e një vrasësi i Berisha dhe të jetë në kuvend për të mbështetur reformën në drejtësi. Është e pamundur që një parti të bjerë ndesh 91 për qind të shqiptarëve. Politikisht më vjen mirë që kanë kundër shqiptarët, por nuk mund të fitojë në këtë mënyrë. Është një sistem i kalbur që mbron vetëm një grusht politikanësh që mbrohen nga krimet.. Për ne është e thjeshtë. Ose të votohet reforma, ose ikim në shtëpi”,- deklaroi Braçe.