Ermal Hasimja: “Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar. Dita e Zisë është për familjen e tij dhe PS, jo për Kombin!”
Ermal Hasimja, analist i mirënjohur, ka komentuar vdekjen e Fatos Nanos.
“Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar.
Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit.
Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi.
Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare.
Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë.
Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre”, shkruan Hasimja.

Analiza më e saktë për Fatos Nanon nga Ben Blushi dhe Andi Bushati
KOHA JONË SONDAZH

