Ervin Hoxha ose ministri që do shkundë pluhurin 33-vjeçar të Policisë së Shtetit
Kur u emërua si Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, pakkush e mori seriozisht se do të jetë ministër që do të mund të zaptojë gjithë atë strukturë gjigande policore, ku fijet e karrierës me krimin janë prej dekadash në Policinë e Shtetit.
E morën lehtë, mundet edhe nga mënyra se si ai flet dhe drejton pa zhurmë e bujë mediatike. Por po del ministër që njeh çdo damar të policisë së Shtetit dhe që pop ret fijet e nëndhenshme të krimit me segmente në Polici. Natyrisht nuk bëhet gjithçka në 30 ditë, por duket do të rinovojë gjithçka duke sjellë elementin e ri në postet drejtuese të policisë, në të gjitha nivelet.
Natyrisht që eksperienca mbetet një përvojë e kërkuar në Polici, por nga fjalimi i tij dhe nga veprimet e para, shikohet se nuk ka tërheqje nga vendimi që ka marrë si ministër për të lëvizur gjithçka në piramidën e këtij Institucioni shumë të rëndësishëm.
Ishte kryeministri Rama që paralajmëron fortunën ku shkroi: “Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, informon trupën e Policisë së Shtetit dhe opinionin publik, për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e uniformave blu drejt Shqipërisë2030🇦🇱
Në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, hapet konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë, që do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Dhe me pas erdhën vetetimat nga ministri sot kur foli duke vepruar me gersherë në dorë. Ministri Hoxha në takimim me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka thënë se “sot është koha për një gjeneratë të re drejtuesish. Tani nuk duhet ta nisin punën nga gremina por në një nivel të rritur, dhe nuk ka asnjë justifikim për të mos e çuar policinë në nivele europiane“.
Me sa duket ministri e ka ndarë mendjen që më mirë pak ditë e me nder si ministër se sa të vegjetojë mes pluhurit 33 vjeçar në atë gjigand policor.