Eurobarometri: Shqiptarët të kënaqur me varfërinë! LSI: Barometër me kanabis!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ironizoi Eurobarometrin e BE-së për rezultatin që publikoi, se 55% e shqiptarëve janë të kënaqur dhe optimistë për gjendjen ekonomike të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave.

MESAZHI I Petrit Vasilit 
Eurobarometri na tregon se shqiptaret na qenkan shumë të lumtur, sepse janë shumë të varfër.
Eurobarometri na thotë edhe që megjithëse janë tre herë e kusur më të varfër se europianet, prapë së prapë shqiptarët qenkan shumë të gëzuar që janë kaq të varfër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barometrat punojnë me zhivë dhe kjo zhiva e eurobarometrit do të jetë me siguri e përzierë me kanabis, nga ajo që trazon mendjen dhe xhepat e disave….Gallupi na thotë qartë, që shqiptaret duan të ikin në masë nga Shqipëria, por Gallupi përdor zhivë të pastër me sa duket.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?