Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Europa Jugore e përfshirë nga flakët

Europa Jugore e përfshirë nga flakët

Kryesore
E enjte, 30 Korrik 2026 15:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Francë dhe Spanjë zjarret vazhdojnë të jenë aktive. Ndërkohë, vatra të reja të zjarrit janë raportuar në Turqi dhe Greqi, ku tre zjarrfikës humbën jetën gjatë operacioneve të shuarjes së flakëve.

Ndërsa ekipet e emergjencës në Francë dhe Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pyjore,  janë regjistruar shpërthime të reja zjarresh në Turqi dhe Greqi.

Evakuime në Turqi

Në provincën jugore turke të Antalias, zjarrfikësit po luftojnë që prej së martës me disa vatra zjarri në një rajon turistik. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, një pjesë e tyre është shuar tashmë. Megjithatë, për shkak se flakët ishin pranë zonave të banuara, disa banorë u evakuuan si masë parandaluese. Disa shtëpi u shkrumbuan nga zjarri. Qendrat turistike pranë zonës, Adrasan dhe Olympos, u mbyllën për qarkullimin për shkak të rrezikut nga zjarret.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Guvernatori i Antalias, Hulusi Şahin, deklaroi se shkaktarët e zjarreve janë temperaturat ekstreme, erërat e forta dhe ajri i thatë. Ai tha se pret që këto kushte të motit të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Vatra zjarri janë raportuar edhe në provincat Balıkesir, Kütahya, Çanakkale dhe Yalova, në perëndim të Turqisë, në jug të Stambollit, si dhe në provincën Muğla në jugperëndim të vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan bëri të ditur se janë regjistruar 90 vatra të reja zjarri, por shumica e tyre tashmë janë vënë nën kontroll. Sipas tij, rreth 3.000 efektivë të emergjencave dhe zjarrfikësve janë angazhuar në luftën kundër flakëve.

Mund t'ju interesojë

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Para 1 ore
Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjob...

Para 5 orësh
Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 12 orësh

Tre zjarrfikës në Greqi humbin jetën

Edhe në zonat bregdetare të Greqisë dhe në disa ishuj kanë shpërthyer zjarre të reja të mëdha. Si pasojë, mijëra turistë dhe banorë u detyruan të largoheshin gjatë ditës. Gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri pyjor në Kretë, dy zjarrfikës humbën jetën. Sipas shërbimit zjarrfikës, ata humbën orientimin për shkak të tymit të dendur dhe mbetën të rrethuar nga flakët. Një përfaqësues i pushtetit lokal tha për televizionin publik ERT se zjarri në ishullin turistik është “jashtë kontrollit”.

Fronti i zjarrit në Kretë thuhet se shtrihet në një gjatësi prej rreth 15 kilometrash. Në imazhet satelitore të NASA-s dhe të organizatës evropiane të satelitëve meteorologjikë EUMETSAT duken qartë përmasat e mëdha të zjarrit dhe masat gjigante të tymit që ai ka shkaktuar.

Një tjetër zjarrfikës u gjet i pajetë pranë portit të Gytheios, në gadishullin e Peloponezit. Shkaqet e sakta të vdekjes së tij nuk ishin të qarta. Gjithashtu, ka raportime për zjarre edhe në ishujt Paros dhe Lesbos, ndërsa erërat me shpejtësi deri në 74 kilometra në orë po e rëndojnë më tej situatën. Ministria greke për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Fatkeqësive shpalli për të enjten nivelin pothuajse më të lartë të alarmit për rrezikun nga zjarret në disa rajone të vendit, përfshirë Kretën, zonën metropolitane të Athinës, lindjen e Peloponezit dhe shumicën e ishujve të Egjeut.

Zjarre të reja në Francë

Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e zjarreve vazhdojnë në Francë dhe Spanjë. Në disa rajone të Francës janë regjistruar sërish vatra të reja zjarri. Në departamentin Var, në jug të Francës, ku më parë kishin shpërthyer zjarre të mëdha, një zjarr i ri u përhap në zonën e qytetit të vogël Brignoles, njoftuan autoritetet lokale të mërkurën në mbrëmje. Rreth 100 hektarë sipërfaqe u përfshinë nga flakët, ndërsa më shumë se 600 persona u evakuuan. Një zjarr i ri është raportuar gjithashtu në pyllin e Fontainebleau, në jug të Parisit, ku kishte pasur një tjetër zjarr edhe dy javë më parë. Megjithatë, sipas autoriteteve, nuk ishte planifikuar evakuimi i banorëve. Shpresë ka në Bordeaux, ku shpërthyen zjarret më të mëdha të sezonit, 42.000 hektarë. Ekipi i zjarrifikësve ia ka dalë të ndalojë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Zjarr i ri edhe në Spanjë

Edhe në Spanjë, e cila po përballet me zjarre të shumta pyjore, shpërtheu një zjarr i madh në një park kombëtar pranë kufirit me Portugalinë. Për shkak të rrezikut të lartë për banorët, dymbëdhjetë fshatra dhe qyteza përreth komunës Fermoselle u evakuuan, njoftoi qeveria rajonale e Kastiljes dhe Leonit. Për dy vendbanime të tjera u vendosën kufizime të lëvizjes.

Sipas raportimeve të mediave, rreth 950 persona u zhvendosën në zona të sigurta në rajonin e prekur në veriperëndim të Spanjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez diskutoi situatën gjatë një takimi me mbretin Felipe VI në Palma de Mallorca. Ai tha se biseduan gjithashtu për rrezikun ekstrem që vjen nga temperaturat e larta. Sánchez e përshkroi situatën me zjarret pyjore si jashtëzakonisht të tensionuar dhe shumë shqetësuese.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.