“Express” i Kosovës: Vetëm Meta mund të përbashkojë liderët kosovarë

“Express” web online më i lexuari nga krejt portalet shqipfolëse shkruan si me poshtë:

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon të mbetet lideri i vetëm shqiptar që mund të unifikojë, në një masë të madhe udhëheqësit e partive të Kosovës.

Në një drekë të gjatë, tek restorani Sofra e Ariut, Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka takuar Kryetarin e LSI’së, njëkohësisht Kryetar i Kuvendit në Shqipëri , Ilir Meta.

Kjo nuk është hera e parë që Meta takon liderët kryesorë politikë në vend. Më herët, kryetari i LSI’së, kishte qëndruar edhe në Prishtinë, në një përpjekje për t’i afruar qëndrimet antagoniste të forcave politike të këtushme.

Express, përmes burimeve të saja, mëson se gjatë drekës aty është biseduar për situatën më të fundit në vend, por dhe opcionet për të dalë nga kriza.

Mbetet e paqartë nëse do të pasojnë edhe takime tjera. Mirëpo cfarë dihet është se z. Meta ka raporte shumë të mira edhe me homologun e tij në Kosovë, Kadri Veseli.

Aktualisht është vetëm z. Meta ai që mund t’i unifikojë pozitën dhe opozitën. Nëse jo të gjithë, atëherë së paku ata që mund ta zhbllokojnë krizën në vend.

Me fjalë të tjera, z. Meta tash mund të konsiderohet njëfarë “Presidenti” i munguar i vendit tonë.

SHKARKO APP