FAKSIMILE/ Ja si “Venecia” e ka fshirë fjalinë e Opinionit Paraprak që Presidenti Meta tejkaloi kompetencat

Ditën e sotme, Komisioni i Venecias publikoi dokumentin zyrtar për 30 qershorin ku shprehet qartë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje kushtetuese dhe për pasojë nuk mund të shkarkohet.

Dokumenti përfundimtar ka ndryshime thelbësore nga dokumenti i mëparshëm që u publikua pa lejen e Venecias nga Partia Socialiste.

Në opinionin zyrtar është hequr pjesa që fliste për “tejkalim kompetencash” nga ana e kreu të shtetit shqiptar me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

PIKA 99 ISHTE
99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

PIKA 99 ËSHTË
99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Në foton më poshtë shihen frazat e hequra në dokumentin zyrtar.

https://www.kohajone.com/2019/10/14/zyrtare-venecia-terhiqet-presidenti-meta-nuk-ka-tejkaluar-kompetencat/

SHKARKO APP