Faleminderit kapiteni ynë Lorik Cana!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë u mbyll me rezultatin e ngushtë 0-1 në favor të italianëve. Shqipëria luajti shumë mirë, por përballë ishte Italia e madhe.

Por para ndeshjes u zhvillua ceremonia e largimit të kapitenit legjendar Lorik Cana nga kombëtarja. Dalja e fundit në fushë me Kombëtaren nuk ishte me uniformën e lojës, por numrin e tij mbi shpinë e mbanin të gjithë titullarët Kuqezi që zbritën kundër Italisë.

Në foto: Pas ndeshjes Presidenti Meta një foto me legjendën e futbollit shqiptar Lorik Cana.

Më pas një përshëndetje për tifozët dhe mbi 16 mijë zërat e pranishëm në “Loro Boriç” nisën të thërrasin njëkohësisht emrin e kapitenit legjendar.

9 tetori 2017 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm si dita kur Shqipëria zhvillonte ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi me Italinë, por edhe si dita kur Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur.

Armand Duka i jep një dhuratë simbolike dhe më pas me djalin në krah, Kapiteni i përlotur vrapoi në fushë drejt tifozëve shkruan tch.

Tifozët e pritën ashtu si i ka hije, me një fanelë gjigante me numrin 5 në të shpalosur në shkallët e stadiumit.

“Të luaja për këto ngjyra ishte kranaria më e madhe dhe ndjesia më e bukur, ashtu si edhe lindja e djalit. Është absolutisht mëse normale, ato vite që luajmë duhet të ndjesh fatin dhe kënaqësinë që përfaqëson vendin tënd. Doja të largohesha pas Botërorit në Rusi, por problemet shëndetësore nuk ma lejuan këtë”, deklaronte më herët për Digitalb në emisioni “Kuqezi” të Alban Xhihanit.

Kjo ishte mbyllja perfekte e një karriere të jashtëzakonshme, me 93 ndeshje si kuqezi, por ndoshta është edhe hapja e një kapitulli të ri, pasi vetë Loriku e ka bërë të qartë ëndrrën e radhës; të drejtojë si trajner ngjyrat që për vite me radhë i mbrojti në fushë; Kuqezi!

Lorik Cana mbetet legjendë për kombëtaren shqiptare.

SHKARKO APP