Kryemadhi: Kjo qeveri po poshtëron qytetarët e saj dhe favorizon oligarkët

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI në Mallakastër, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos braktisin studentët.

Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen që të gjithë të harrojnë kartat e anëtarësisë dhe të luftojnë për flamurin kombëtar të marrë peng nga krimi.

“Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet tvsh për energjinë, por nuk ëh stë ulur. U premtua se do të ulet tvsh për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri”,- tha Kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se abuzimet e qeverisë vetëm sa shtohen, ndërsa shqiptarët janë më të varfër.

“Të gjithë jeni në dijeni për faljen që ju bëri Rama oligarkëve ditën e enjte në parlament. Pra ju do të paguani taksat ndërsa të pasurve do ua falë. Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që ëhstë bërë me PS-në ëhstë shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që tu kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë. E vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment harrojini flamujt politikë dhe sensibilizohuni për familjet tona”,- deklaroi Kryemadhi.

Në takimin me strukturat e LSI së Mallakastrës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar një nga temat e nxehta të ditës, siç është votimi për uljen e taksës së dividentit nga ana e mazhorancës.

Teksa argumentoi thjeshtësisht dhe me fakte mënyrën se si ky ligj favorizon oligarkët dhe ngarkon me taksa qytetarët e thjesht, Kryemadhi tha se ky ligj është shembulli më i qartë i klientelizimit dhe mënyrës se si qeveria poshtëron qytetarët e saj. “Këtu është absurditeti, këtu është edhe revolta, këtu ndihet edhe ajo ndjenja e poshtërimit që një qeveri bën ndaj qytetarëve të saj”, tha Kryemadhi e cila si më poshtë shpjegon.

“Besoj se keni dëgjuar për dividentin e famshëm, për dekretin e tatimit të dividentit, ku nga 15% do të ulet në 8%. Që t’jua bëj shumë të thjeshtë për ta kuptuar, ja çfarë ka ndodhur. Nëse një punonjës banke, nëse një mësues apo një naftëtar, apo një minator, i cili merr para më shumë se 800 mijë lekë të vjetra rrogë, apo 900 mijë lekë të vjetra rrogë, tatohem me 23% të të ardhurave të tyre. Ose ky lokali ku jemi ne sot, fitimi i tij i tatohet mbi 15%. Ama çfarë bëri qeveria ditën e enjte? Nëse një oligark fiton miliona apo miliarda euro, të cilat nuk ia ka paguar shteti, i thotë ti nuk do tatohesh 15 ose 20%, sa tatohet ky lokali që më shumë rri mbyllur se sa hapur, por do të tatohesh 8%. Dhe do të tatohesh 8% edhe për vitet e tjera që nuk ke paguar. Paratë të cilat nuk shkojnë në Buxhetin e Shtetit, janë më miliarda euro, nuk janë miliona. Janë miliarda!  Dakord këto miliarda që ti ua fale pesë vetave, po këta të tjerët që i kanë paguar çfarë do u bësh? Do u kthesh taksat mbrapsht?  Pra ju që keni paguar energjinë elektrike, që keni atë 20% e TVSH-së aty, ju që keni paguar ujin që keni atë 20% e TVSH-së, ky pronari i lokalit, ai pronari i karburantit, të tjerët që blejnë naftën, apo domatet apo specat, ju që keni paguar taksat, do të vazhdoni ti paguani prapë. Ndërsa këta që kanë fituar milionat, që i kanë futur në xhepat e tyre, jo vetëm që s’do të paguajnë, por do t’u kthejnë edhe lekët mbrapsht të viteve më përpara. Dhe qan dhe zgërdhihet me fatin e 140 mijë studentëve, të cilët kërkojnë minimumin. Pra kërkojnë kafshatën e fundit të bukës së familjeve të tyre”, deklaroi nga Mallakastra, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

VIDEO/Fjalimi i plotë i Monika Kryemadhit në Mallakastër

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2295126414055020/

SHKARKO APP