Fati i Erion Veliajt i parashkruar

Erion Veliaj do përballet me prokurorët e SPAK në gjykatën e posaçme. Edhe bashkëshortja Ajola Xoxa.

Ai tashmë e ka kuptuar se nga PS nuk ka më asnjë shpresë mbrojtje. As nga kryeministri, as nga miqtë e tij deputetë.

Askush nuk e ndihmon në këtë përballje. Të gjithë e kanë braktisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka dalë vetëm lideri demokrat Berisha, i cili po e mbështet në të drejtat e tij kushtetuese, sipas atij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë shpresat se mund të dalë nga qelia po shkojnë drejt zeros.

Nëse Erion Veliaj del i pafajshëm duhet të shkrihet SPAK-u!

Por SPAK nuk shkrihet!

Ndaj duket se vjeshta do të çojë Tiranën në zgjedhje të parakohshme vendore për të gjetur kryebashkiakun e ri, i cili do ti duhet të jetë për dy vite në këtë detyrë, pasi në vitin 2027 janë zgjedhjet e radhës.

Burime që nuk duan të indentifikohen në mazhorancë thanë për “KOHA JONE” se kandidate do të jetë një grua nga PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?