Kur ke datëlindjen Ditën e Vitit të Ri dhe kur mbush 50 vite si Ben Blushi!

Dita e parë e Vitit të Ri, kudo është një festë e përbotshme; një Ditë e Re, një Ditë shprese për çdo njeri në këtë rruzull tokësor.

Por kur edhe Ditën e lindjes e ke pikërisht me datë 1 Janar, je me fat. E feston, por edhe ta festojnë, pasi kushdo e bën festë këtë Ditë.

Aq me tepër kur mbush fiks 50 vite në këtë Ditë, festa ka simbolikë.

Dhe kur njeriu që ka punuar me ty, dhe jo vetëm për ty, natyrisht për median e parë të pavarur e më të madhen e historisë së pluralizmit shqiptar, gazetën “Koha Jone”, duke mos harruar se ka bërë historinë e papërsëritshme të drejtimit të medias më kurajoze dhe profesioniste në vitin 1996-1997, ku tirazhi i “Koha Jone” arriti në 88 mijë koppje shitje në ditë, natyrisht që emrin e ka Ben Blushi.

Sot Blushi bën 50 vite. Urime, edhe 100!

Redaksia e “Koha Jone”

 

SHKARKO APP