Fatmir Mediu akuzon PD: Vetëm një pazar Rama-Basha mban ministrat tanë
Dje reagoi Fatmir Mediu ku kërkoi largimin e mënjëhershëm të ministrave teknikë nga qeveria Rama. Po dje nënkryetari i PD-së Edmond Spaho sulmoi Mediun dhe deklaroi se ministrat e PD-së do qëndrojnë, pasi do respektojnë Kushtetutën! Por gjithçka duket si një teatër absurd në PD, ku nga njëra Edi Rama i futi në pazar me 18 maj dhe u mori zgjedhjet, kurse më pas Basha akuzoi Ramën se na i bleu zgjedhjet, por prapë qëndron me Ramën.
Kjo është njëlloj sikur të martohesh me përdhunuesin! Fakti që Lulzim Basha vazhdon të urdhërojë ministrat teknik të PD-së të qëndrojnë me “përdhunuesin politik”, tregon se “flirti i dashurisë” mes Ramës dhe Bashës me 18 maj mund të ketë lenë “shtatzenë” selinë blu! Me sa duket “shtatzania” e flirtit duhet diku 7-9 muaj të lindë nga kjo dashuri mesnate. Ndaj PD vazhdon qëndrimin në “shtrat” me Edi Ramën, të cilin gjoja e akuzoj fort kryetari i PD-së se “na vodhi votat në pabesi”.
Janë qëndrimet e Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Ridvan Bodes,etj si dhe këto të ditëve të fundit të liderit republikan Fatmir Mediu, të cilët hedhin akuza se pazari vazhdon. Dhe nuk është marrëveshje, por pazar. Pazaret zakonisht bëhet me lekë ose me klering!
Nëse Lulzim Basha nuk ka bërë pazar me Edi Ramën duhet të godasë fort dhe pa asnjë mëshirë, bile së pari me një akt publik e politik; largimin e mënjëhershëm nga qeveria, siç kërkon edhe aleati më besnik i PD-së, Fatmir Mediu. Këtë e duan jo vetëm Mediu, por gjithë demokratët.
Shënimi i plotë i datës 10 gusht nga Fatmir Mediu:
Të dashur miq!
Duke lexuar reagimin e disa miqeve dhe kolegeve te mi, ne vleresimin per mendimet e tyre dua te sqaroj qe ne fillim se nuk kam asnje pikpytje per integritetin e Ministrave tane teknik, por shof te domosdoshme se
Se pari:
Vendimin per vazhdimin ne kete qeverisje me Ministrave teknik duhet ta vendosim dhe te gjykojme si deputete dhe opozite se bashku, qofte edhe per faktin se kemi qene se bashku ne fushate dhe do jemi se bashku ne opozite dhe parlament.
Nuk kam asnje deshire per protagonizem por pa dyshim as per konformizem
Se dyti:
Meqense argumenti kryesor qe ngrihet eshte juridik dhe politik le ti shohim me radhe.
Nga pikepamja formale juridike eshte e vertete qe ministrat duhet te rrine ne funksion dhe te dorezojne detyren ministrave pasardhes.
Por eshte po kaq e vertete se po nga pikpamja formale juridike ministrat jane te tille, jo vetem sepse dekretohen nga Presidenti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anetare te Keshillit te Minsitrave te drejtuar nga Kryeministri dhe kryejne nen drejtimin e tij dhe ne perputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.
Eshte fakt tashme publik qe Rama si Kryeminister, asnje dite te vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo bashkepunuar me ta si ministra, biles dhe ne mbledhje te rendesishme ku eshte detyrim te jene prezent per shkak te detyres se tyre funksionale, Rama i ka perjashtuar teresisht.
Ne nje mardhenie te tille çdo minister minimalisht jep doreheqjen i cili eshte nje akt personal me fuqi juridike.
Ne keto kushte ku Rama nuk pranon ministrat, me e pakta qe mund te bejme ne si opozite eshte te largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk egziston dhe ka vetem nje njeri qe urdheron dhe merr vendime, “timonierin” Rama dhe takimet e tij me gjuhe me gjuhe me popullin.
Se treti
Marreveshja nga pikepamja politike konsistonte ne ngritjen e nje task force e cila do te garantonte nje vullnet optimal per zgjedhjet dhe do te kontrollonte, apo do te mundesonte transparece ne zgjedhje, mosperfshirrjen e administrates dhe mundesisht frenimin e blerjes votes apo intimidimin e votuesve.
Edi Rama qe ne fillim jo vetem personalisht, por dhe gjithe ministrat e tij pergjegjes jane bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, asnjehere te vetme ata nuk kane qene prezent ne keto takime.
Se katerti:
Raporti i OSBE/ ODHIR ne Raportin e tij papraprak, ka permendur si shkelje te renda, perfshirjen e administrates ne zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votes, pavaresisht angazhimit serioz te ministrave teknik, te cilet e paten te veshtire per mos thene te pamundur te kryenin funksionet e tyre ne nje administrate te kontrolluar dhe urdheruar nga Rama.
Mjafton te kujtoj ratstet ne Minstrine e Arsimit apo ne Ministrine e Brendshme.
Pra Rama nuk ju permbajt asnje angazhimi per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne asnje rast nuk bashkepunoje me ministrat teknik edhe pse e kishte dhe e ka detyre ligjore dhe kushtetuese. Pra legjitimitetin kesaj qeverie dhe funksionimin ligjor ja ka hequr vete Rama dhe nuk mund tja mbaje opozita me ministrat teknik, po ashtu argumentin politik e ka rrezuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODHIR
Se pesti
Po ashtu ne vazhdim te argumentit politik opozitar ne qendrimin kunder korrupsionit dhe trafiqeve eshte evidente se ne sektore qe varen nga keto minsitri vazhdon abuzimi, megjithe perpjekjen e minstrave tane, ata e kane te veshtire per te mos thene te pamundur te ndalojne keto abuzime. Vazhdon trafiku i droges dhe krimi dhe korrupsioni
Rama ka bere emerime te reja politike duke hequr drejtoret qe u emeruan ne OSHE, Hipoteke apo burgje pa pyetur ministrat teknik, te cilet ishin pjese e mareveshjes
Se gjashti
OSBE/ODHIR do nxjerr Raportin perfundimtar dhe opozita duhet te pergatise raportin e saj me gjitha faktet per manipulim per tja percjelle OSBE/ODHIR
Raporti duhet te pergatitet zone per zone elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknik. Denoncimi i zgjedhjeve dhe problemeve te zgjedhjeve nuk varet nga shume nga çeshtjet e nxjerra nga ministrat teknike, por nga kandidatet, numeruesit, anetaret e qendrave te votimit, strukturave elektorale dhe analizes sone si opozite.
Se shtati:
Per ata qe nuk e dine apo kane harruar dua tu kujtoj, meqense nuk jemi per here te pare ne opozite se si kemi arritur te denocojme me sukses zgjedhjet e manipuluara te 2001, me nje aksion te mireorganizuar opozitar ne cdo nivel, çdo proces verbal dhe shkelje dhe per rezultat morem dhe mbeshtetje nderkombetare. Megjithe kundershtite e fillimit ne arritem pasqyrimin e tyre ne raportin perfundimtar te ODBE/ODHIR edhe pse raporti paraprak zgjedhjet konsideroheshin brenda standarteve.
Reforma zgjedhore qe u krye u imponua nga mbeshtetja nderkombetare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.
Se teti:
Per sa kohe pranohet qe Rama nuk do qe ta mbledh task forcen atehere çfare presim??
Nese jane evidentuar çshtje te renda manipulimi nga ministrat teknik çfare presim ti bejme publike? Ne duhet ti kishim bere ato me kohe. Eshte me shume se naive te presim Ramen qe te thote se zgjedhjet jane blere dhe kane probleme.
Se nenti
Politika eshte qendrim dhe opinion nuk eshte thjeshte burokraci apo marredhenie teknike.
Nese nisur nga qellimi i drejte per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme ne i dhame mundesi kundershtarit tone te na konsideronte, pa te drejte, pjese te qeverisje, duhet te reflektojme dhe sa me pare te rimarim pozicionin tone opozitar.
Moskuptimet apo keqkuptimet ne radhet e opozites nuk zgjidhen me faktin se Ministrave teknik i paska rene barra e rende mos te largohen se duhet te dorezojne detyren tek ministrat e rinj te Rames i cili nuk ka komunikuar qofte edhe njehere te vetme me ta.
Te nderuar miq e kolege. Po ministrat e Rames qe iken a priten ti dorezonin detyren ministrave teknik. JO.
Se dhjeti
Rama ka deklaruar publikisht qe Ministrat teknik duhet te ikin, dhe ai nuk pranon asnje mardhenie me ta. Pse duhet te presim shtatorin dhe te mosveprojme menjehere per tu larguar nga nje qeveri dhe kryeminister qe ka manipuluar zgjedhjet.
Justifikim juridik eshte i paplote dhe per me teper justifikim politik eshte terresisht I padobishem.
Kam bindjen se dhe Reforma, kushtetuese apo zgjedhore qe eshte pjese e marreveshjes kerkon qe opozita te jete e pergatitur per nje reforms kushtetuese qe garanton parimin check and balance, kufizon dhe zvogelon qeverisjen ne sherbim te lirise dhe te drejtes se qyteyareve dhe reforma zgjedhore ti kthej te drejten e zgjedhjes votuesve.
Keto dy reforma kerkojne nje pune teknike dhe politike te jashtezakonshme ne menyre qe te shmangim spontanitetin e te perfundojme si reforma e drejtesise.