Fatmir Mediu: PD të tërheqë urgjent ministrat e saj nga qeveria, ndryshe….

Lajmet e përhapura se Edi Rama do të mbajë prapë si ministër të brendshëm, ministrin teknik të PD, kanë sjellë furtunë në opinionin publik.

Nuk ka hezituar për të reaguar edhe Fatmir Mediu, aleati historik i PD-së.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook është shprehur se opozita nuk emërohet, por është përfaqësuese e popullit.

Fatmir Mediu kërkon tërheqjen urgjente të ministrave teknikë dhe shkëputjen në këtë mënyrë të të gjitha lidhjeve me Edi Ramën. Sipas Mediut, nëse kjo nuk ndodh vetëm dëmtohet e bëhet qesharake, opozita.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Të dashur miq

Opozita nuk emërohet, ajo është përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve të cilët nuk e kanë pranuar dhe nuk pranojnë qeverisjen e Ramës.

Opozita duhet të ketë në vlerësimin e saj jo vetëm ata qytetarë që votuan për të, por ata që nuk u binden prej saj për ta mbështetur atë duke bërë që ne të marim me pak vota se 2013 dhe ne duhet të analizojmë të gjitha arsyet, pse?

Opozita duhet të vlerësojë dhe përfaqësojë dhe atë pjesë të elektoratit që ka kohë që nuk voton sepse ka humbur besimin në lirinë e votës dhe mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës, apo që politika përfaqëson interesat dhe i sherben njerëzve.

Opozita nuk është vetëm protestë karshi së keqes, por dhe alternativë zgjidhje e cila nuk merr formë dhe kuptohet në një muaj fushate.

Opozita si në parlament dhe jashtë saj duhet të organizohet për të denoncuar keq’qeverisjen dhe të angazhojë grupe të rinjsh për të hulumtuar dhe prezantuar idetë e djathta.

Opozita jonë duhet të dalë nga populizmi i pavlerë dhe të demonstrojë qartë se është e djathta dhe përfaqëson interesat me të mira të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Opozita duhet të ngrihet fort kundër politikave alla Hugo Caves të Edi Rames siç janë ato të demokracisë popullore të shoqeruar me struktura të organizuara të krimit dhe trafiqeve në çdo bashki të lidhura me pushtetin.

Opozita ndërtohet duke bindur shqiptarët se ndryshimi nuk vjen duke pritur që të ndryshojë shoqeria si e tërë, por duke ndryshuar sejcili prej nesh, me bindjen se ne jemi të parët dhe jo qeveria.

Opozita duhet të gjejë rrugën për të zgjuar koshiencen qytetare dhe shpresen se ky vend ka të ardhme.

Basha duhet urgjentisht të shkëpusë çdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknik, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe kompromentuese.

Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim strukturat që u morën me zgjedhjet. Në 12 qarqet apo pranë çdo kandidati.

Mjafton po ashtu fakti që të analizohen filmimet e numërimeve të disa qarqeve për të parë se forca e parasë dhe krimit është më e fortë se politika dhe shteti, dhe njëkohesisht ortake e pushtetit të Ramës.

Çdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparencë në opinionin publik është e prirur të dështojë.

Reagon PD ndaj Fatmir Mediut

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho iu përgjigj Fatmir Mediut për shkrimin e këtij të fundit në formë analize, ku thoshte se ministrat teknikë duhet të largohen.

Spaho, nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se Mediu bën lojëra fjalësh ngaqë nuk ka çfarë të sugjerojë.

Sipas tij, ministrat teknikë duhet të qëndrojnë deri sa të vijnë pasardhësit dhe të hartojnë analizën për zgjedhjet, që do të jetë udhërrëfyes për ndërkombëtarët.

PËRGJIGJJA

Te them te drejten nuk arrij te kuptoj insistimin e shume veteve qe ministrat teknike duhet te ikin sot ose duhet te kishin ikur dhe se kjo eshte kauza e opozites. Argumenti qe duhet te pergatisin raportin per parregullsite ne zgjedhje mund te ishte i mjaftueshem por edhe ne se jo, ministrat jane te detyruar te rrine ne detyre deri sa te vije ministri pasardhes qe do te thote deri ne fillim te shtatorit 2017. Raporti per zgjedhjet duhet perfunduar sepse eshte i vetmi dokument qe mund tu ofrohet nderkombetareve nga kendveshtrimi i opozites.

Raporti duhet te shqyrtohet nga taskforca e ngritur per zgjedhjet por me sa duket Rama po e pengon duke mos e mbledhur pasi nuk do raport. Nuk me duket ndonje sakrilegj kaq i madh ne se ata do te rrine deri ne fillim te Shtatorit.

Ne se kauza e opozites dhe aksioni i saj ne kater vitet e ardhshem varet nga fakti qe ministrat teknike ikin ne 1 Gusht, 15 Gusht apo 1 Shtator kjo me shume duket si paaftesi e atyre qe shkruajne per te sugjeruar nje aksion opozitar se sa paaftesi e PD apo e Lulzim Bashes per tu orientuar ne kushtet aktuale duke mos terhequr ministrat teknike.

Cfare do ndryshoje nese ministrat teknike do kishin ikur ne fund te Korrikut, ne Gusht apo ne fillim te Shtatorit? Cfare bonusi do perfitonte opozita nga kjo? Arsyetime te tilla duken si lodra fjalesh te atyre qe nuk kane cfare te sugjerojne ose qe nguten dhe mendojne se ne fund te Shtatorit qeveria e Rames do bjere.

Ne se PD desheron te rikthehet ne pushtet duhet te fokusohet ne reformen zgjedhore, evitimin e shitblerjes se votes, votimin dhe numurimin elektronik, votimin e emigrateve, berjen te detyrueshem te votimit ne Shqiperi, reformen Kushtetuese, reformen territoriale, ceshtje te tjera te cilat do te kene te bejne me keqqeverisjen e PS dhe Edi Rames dhe qe ne teresi do garantonin zgjedhje te lira e te ndersme.

Debati ne se duhet te rrine apo terhiqen ministat teknike te PD duket shume naiv ne kushtet qe ne fillim te Shtatorit do kemi nje qeveri te re te Edi Rames (pa ministrat teknike) dhe qe opozita do duhet te kete nje strategji te saj se si do sillet gjate kater viteve te ardheshme ndaj kesaj qeverie.

SHKARKO APP