Faturat e ministres së Drejtësisë. Edi Rama sulmon median: Kazan me gjellë të prishur
Media “Faktoje.al” ka publikuar faturat e shpenzimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë udhëtimeve të punës. Sipas këtyre faturave, ministrja përgjatë vitit 2018 është akomoduar në hotele të shtrenjta nga Londra, Parisi, Berlini e Roma, ndërsa minimumi i shpenzimit ka qenë 700 euro nata.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar sot kryeministri Edi Rama.
I pyetur nga një komentues në Facebook, Rama është përgjigjur duke sulmuar median me shprehjen kazan. Si rregull merret administrata e ministrisë dhe jo ministrja me rezervimin e hotelit.
Faktoje.al, sipas informacionit në faqen online, është një media që është financuar nga organizata e SHBA, USAID.
Debati i Ramës në Facebook:
Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse një natë e saj në hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burrë njëherë e mire çoje ne shtëpi.
Rama: Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo ditë e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerëzish të zakonshëm në ditë, përveç punëve të tjera, po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur.
Ja se çfarë është botuar për faturat e ministres së drejtësisë.
Në disa media njëkohësisht është botuar dje një investigim lidhur me paratë që i kushton taksapaguesve dëshira e papërmbajtur për luks e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.
Faktoje.al ka arritur të sigurojë faturat e netëve në hotele me pesë yje të ministres së Ramës dhe çmimin e shratit t zonjës Gjonaj. Aty shihen shifra marramendëse nga 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.
Deri më tani, kryesisht mediat opozitare janë mbështetur tek fakti, se këto shifra përbëjnë skandal edhe për një vend të pasur e jo më për Shqipërinë. Jo më larg pak javë më parë, një nga ministrat më të rëndësishëm të Francës, përkrahës i orëve të para të Makronit dhe ish kreu i parlamentit, u detyrua të dorëhiqej se kishte shpenzuar për darka të tepërta paratë e kontribuesve francezë. Por lapsi.al, ka parë edhe një pistë tjetër: mos vallë shifrat e fjetjeve të znj. Gjonaj, janë të fryra? Mos vallë edhe këtu kemi të bëjmë me një abuzim? Ne i kemi parë një për një faturat e hoteleve të botuara në media dhe i kemi krahasuar ato me çmimet që ofron avjensia më prestigjoze online Booking.com. Me Booking.com ato dhoma kushtojnë shumë më lirë. Madje edhe nëse prenotimi bëhet sot për nesër dhe që gjithnjë ka kosto më të lartë.
Në fatura thuhet se në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.
Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience mbi të cilën pas daljes së këtyre faturave duhet hetuar urgjentisht.
Fatura e Brukselit, udhëtimi 1
E njëjta histori përsëritet në Bruksel, gjashtë muaj më vonë. Në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger ëiltcher’s” me kosto 543 euro.
Fatura e Brukselit, udhëtimi 2
Por edhe këtu sipas verifikimit të Lapsi.al, dhoma bazike kushton trefish më lirë.
Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.
Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.
Fatura e Londrës
Vetëm në Londër që njohet për qhtrenjtësinë e hoteleve të saj, çmimi pëërputhet pak a shumë me atë që Lapsi.al verifikoi në Bookin. Por rregullsia e diferencave të mëdha rikthehet sërish. Ky është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Por në verifikimin tonë çmimi megjithëse i pajustifikueshëm është tejet më i ulët.
Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka zgjedhur të flërë në Via Veneto, rrugën e njerëzve të shou bizit dhe biznesit. Vetëm një natë për këtë kapriço të denjë për “La Dolce vita”, nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Ambasciatori Palace” ka kushtuar plot 706 euro.
Fatura e Romës:
Mirëpo verifikimi ynë tregon krejt të kundërtën: 164 euro nata.
Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.
Fatura e Berlinit:
Por edhe këtu diferenca është e madhe.Çmimi i dhomës standarte rrezulton në jetë katër fish më pak.
Madje diçka tepër ka dalë edhe në njz hotel më tz njohur për shqiptarët “Sëiss Diamond Hotel Prishtina” të biznesmenit edhe politikanit Behgjet Pacolli. Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro, ndërkohë që rrallë ndonjë shqiptar që ka bujtur aty ka paguar këtë shifër.
Fatura e Prishtinës:
Të gjitha këto krahasime- ndonëse çmimet e hoteleve nuk janë fikse por luhaten-, dëshmojnë për një abuzim të madh që në çdo vend normal do rrëzonte jo vetëm ministren por gjithë qeverinë. Diferenca në çmime mund të interpretohet vetëm në dy mënyra. Ose për shtratin e saj të ngrohtë Etilda Gjonaj bën çmenduri duke përzgjedhur dhomat më tz shtrenjta në hotelet super të luksoze ku shkon, ose çka do qe më e turpshme, dikush vjedh me faturat. Por në të dyja rastet skandali është i madh. Jo nga ato që fashiten për tre ditë, sapo znj Gjoni të hedhi përsipër jorganin e radhës.