Festa e Sulltan Novruzit, Presidenti Meta: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashianë në ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit i uron popullit shqiptar shëndet dhe mbarësi në familje. Presidenti e mbyll mesazhin me fjalët ”Zoti e bekoftë Shqipërinë”.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

SHKARKO APP