Festivali i muzikës moderne në Shkodër, Benet Beci: Bën bashkë mbi 40 artistë dhe profesionistë!
“Festivali i Muzikës Moderne (FMM7) është një nismë e Shoqata Kulturore “Prenkë Jakova” e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Shkodër.
“Open Balcan Orchestra” me instrumentistë profesioniste nga vende të ndryshme, ketë vit nga Kosova, drejtuar nga Gjon Shllaku dhe Grupi “N’gen” drejtuar nga Markelian Kapidani, bënë bashkë mbi 40 artistëve profesionistë e këngëtarë të mirëmjohur të qytetit të Shkodrës si Rezarta Smaja, Laorjan Ejlli, Saviana Vjerdha, Ademir Fresku si dhe me të rinjtë Ana Bushgjokaj, Margerita Shllaku, Viki Haxhi etj.
Nën drejtimin organizativ të Dritan Mlikës ky festival u mbajt në qytetin tonë për tre netë, në mjedise të ndryshme e i hapur për artëdashësit. Suksese të gjithëve!”, shkruan kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.