Fevziu: Rama ndodhet në gjëndje shumë kritike, por ka një opozitë të dobët
Te emisioni i Ylli Rakipit “Të Paekspozuarit”, ishte analisti i njohur Blendi Fevziu. Ai tha, ndër të tjera, se kryeministri Rama ndodhet në pozitën me të vështirë politike, sepse po merr goditje të forta nga SPAK. Por fati i tij mbetet Berisha dhe PD se nuk krijojnë besim dhe alternativë qeverisje. Ai duhet të rrijë vetëm kryetar nderi në PD. Dhe të gjejë një emër kandidat për kryeministër që me pas të marrë drejtimin e PD.
Pra me pak theksoi Fevziu se me këtë gjëndje që ndodhet opozita nuk vjen dot në pushtet, pavarësisht se Rama ka marrë goditje të forta.
Lidhur me çështjen Balluku, Fevziu tha se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte marrë një vendim, pasi tashmë i ka dhënë Ramës mundësi që mungesën e një interpretimi për pezullimin, po e shfrytëzon për të bërë ligj që u jep imunitet disa zyrtarëve.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Kryefjala e kësaj periudhe ka qenë përplasja Rama-SPAK për çështjen Balluku. A po del Rama për herë të parë kundër SPAK? Ka prezantuar edhe ligjin për ndalimin e pezullimit të kryeministrit dhe disa krerëve të institucioneve.
Blendi Fevziu: Rama ka nisur përplasje me SPAK, është evidente. Mbërritja e SPAK në derën e Balluku, trokitja te Balluku është trokitje në paradhomën e KM. Zgjidhja do të ishte që GJK të mos zgjidhte vetëm rastin konkret, edhe pse këtu ka diskutim, por GJK duhet ta interpretonte nëse një ministër pezullohet dot ose jo nga SPAK. Nëse GJK do të merrte vendim në këtë drejtim, do të ishte më mirë. Rama përfitoi nga kjo gjë, ju jep një lloj imuniteti, që ndalon SPAK t’i pezullojë.
Nuk e di nëse po e bën Rama këtë për të garantuar veten dhe ministrat, apo tentativë për të rikthyer në kabinet Ballukun. Edhe konstitucionalistët këtu ndahen në dysh. Balluku duhet të lëshojë zyrën pas GJK, por me bërjen e ligjit të ri, Balluku do shkojë sërish në GJK, pasi ligji i ri rrëzon pezullimin si koncept. Por mendohet se në një moment të caktuar, frika e politikës, është se SPAK ka mbështetje ndërkombëtare dhe frika është, po sikur SPAK të vendosë të pezullojë Ramën nga kryeministër?
Nuk ka në vend demokratik dhe botë të civilizuar, të kesh akuzë zyrtare dhe të rrish në detyrë. Është normë demokratike, dorëzon detyrën. Në Shqipëri, a e dorëzoi Meta detyrën? Po Mediu për Gërdecin? A e dorëzoi Rusmali kur pati një përgjim që qarkulloi? Pra ka një standard.
Ylli Rakipi: E ka dhënë tre herë ajo, por nuk e pranon kryeministri, thotë nuk ndodh kjo në Evropë.
Blendi Fevziu: Sot Reuters kishte një artikull delikat. Pasi ndodhi propozimi i ndryshimeve, dhe Reuters nuk është pa punë të merret me këtë gjë.
Ylli Rakipi: Si të duken pozitat e Ramës sot?
Blendi Fevziu: Skandali i AKSHi shumë i madh. Rama ka marrë goditje shumë të forta. Do të varet sa do të jetë drejtësia e aftë ti vërtetojë. Sa do të jetë drejtësia të bindë gjykatën dhe Rama e ka nisur mandatin e katërt shumë më keq seç e priste edhe ai vetë. Sot mendoj se është në pozitë shumë delikate Rama, por këtu varet edhe si duhet të reagojë opozita.
KOHA JONË SONDAZH

