Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Adoleshentët dhe të rinjtë u bënë tmerri i narkoregjimit, dënoj dhunën e ushtruar ndaj tyre

Lajme E hënë, 16 Shkurt 2026 19:05
Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Adoleshentët dhe të rinjtë u bënë tmerri i narkoregjimit, dënoj dhunën e ushtruar ndaj tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të hënë Sali Berisha u rikthye tek Foltorja para Kryeministrisë, ku tha se adoleshentët dhe të rinjtë në protestat e opozitës, janë bërë tmerri i narkoregjimit. Po ashtu Berisha paralajmëroi edhe oficeren e policisë që është paraqitur si, psikologe në komisariatet e policisë, se ligji do të jetë i rreptë me të.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju burra dhe gra, djem dhe vajza të pamposhtur që mblidheni këtu në emër të të vërtetave më të mëdha të shqiptarëve. Mblidheni këtu në emër të idealeve të lirisë. Mblidheni këtu në emër të dinjitetit njerëzor, por edhe të dinjitetit kombëtar. Një përshëndetje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, për ata qindra mijëra qytetarë që mbushën sheshet, rrugët në kryengritjen tonë paqësore. Sonte, nga kjo platformë, përshëndes me përzemërsinë më të madhe të rinjtë, adoleshentët, gjimnazistët, studentët që ishin forca, ishin fytyra, ishin energjia dhe u bënë tmerri i narkoregjimit me datën 10 shkurt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme ndaj tyre dhe nderimin tim, dua t’u them gjithashtu se është shansi i madh i jetës tuaj të filloni jetën politike në mburojë të vendit dhe kombit tuaj. Është shansi i madh i juaj të mbroni këtë vend nga kjo e keqe e tmerrshme që i ka rënë mbi supe. Është misioni i jetës suaj, mision për të cilin do ndjeheni krenarë gjithmonë, jo vetëm ju, por fëmijët tuaj, fëmijët e fëmijëve tuaj, sepse u angazhuat në një moshë të tillë për të përmbysur narkodiktaturës, për të përmbysur diktaturën autoritare më të keqe që Europa ka njohur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë gjithashtu dënoj me forcën më të madhe dhunën, terrorin fizik dhe psikologjik që u ushtrua në komisariatet e policisë ndaj të rinjve, ndaj adoleshentëve, histerinë në parlament të hajdutëve socialistë kundër tyre. Unë paralajmëroj policinë se nuk do të tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve në tërësi dhe të rinjve në veçanti. I them asaj oficeres që paraqitej si psikologe tek adoleshentët e arrestuar, do të gjejmë cila je dhe e zeza ti, ligji do jetë shumë i rreptë për ty.

Mund t'ju interesojë

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Hetime të reja që mund të fundosin përfundimisht Veliajn? Elvi Fundo jep detajet

Para 1 ore
Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

Para 9 orësh

Para se të kryeje atë veprim, të shkoje me uniformë mashtrimi para tyre, nuk duhet të harroje se ti je motër, je nënë, se ti je bashkëshorte dhe ti nuk mund ta bëje kurrë atë para adoleshentëve dhe të rinjve shqiptarë. U bëj thirrje forcave të rendit të qëndrojnë në detyrë, jashtë çdo ndikimi nga banditët në drejtim. Ju jeni njerëz, jeni bijë, bija, jeni familjarë, jeni bashkëshortër, prindër, jeni qytetarë, nuk keni asgjë të përbashkët me organizatën kriminale, nuk keni asgjë të përbashkët me kriminelë si Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga. Nuk u lidh asgjë me ta. Ata janë që të gjithë për të pasur vendin jo vite, por dekada në burg. Prandaj urdhrat e tyre, asnjë të mos i zbatojë.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.