Filloi prapë mbjellja e kanabisit në Shqipëri

Parcelat me kanabis po bëhen gati, ndërsa në disa janë mbjellë dhe ka filluar kultivimi i mijëra rrenjëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se ka filluar mbjellja e hashashit në mënyrë masive. Sipas tij janë porositur nga jashtë qindra mijëra fidanë kanabisi. Në shumë zona malore, që në kohën e ish-ministrit Tahiri ishin toka me kanabis, tashmë janë ribërë gati për mbjellje ose në disa fshatra bimet kanë filluar të rriten.

Berisha i bën thirrje Interpolit dhe Europolit të reagojnë në lidhje me këtë situatë:

Të dashur miq, burime shumë të mirëinformuara njoftojnë se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur të nxisë përsëri mbjelljen masive të kanabisit në Shqipëri për të zbutur pakënaqësinë masive që ekziston sot ndaj qeverisë dhe zbutur shkallen e revoltes në rritje të masave kundër narkoqeverisë.

Qëllimi i dytë i këtij operacioni më megakriminal të kobshëm që u parapri nga qindra e qindra zjarre në mars si kurrë ndonjëherë më parë (për të hapur qindra e qindra hektarë për hashash) është përdorimi i mbjelljeve dhe produkteve të hashashit për qëllime të blerjes së zgjedhjeve që po duken në horizont.

I bëj thirrje Interpolit, Europolit, agjensive të luftës kundër droges të vendeve partnere të marrin çdo masë dhe ushtrojnë çdo presion kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit shqiptar dhe të bllokojnë këtë megaaferë me pasoja shkatërrimtare për Shqipërinë, por tejet të dëmshme edhe për Rajonin”, shkruan Berisha.

Në të vertetë mbjellja e kanabisit u luftua dhe u mbyll pothuaj krejtësisht pas publikimit të përgjimeve për ish-ministrin Tahiri, kur Fatmir Xhafa mori ministrinë e brendshme. Ndonëse Fatmir Xhafaj e luftoi këtë fenomen të rrezikshëm, përsëri kupola mafioze e detyroi që të jepte dorëheqjen sapo filloi arrestimet e mëdha. Prej kohës së largimit të ministrit Xhafaj e deri tani ka rifilluar përgatitja për mbjellje masive.

Fenomeni i kanabisit që sjellë miliarda euro për grupet e biznesit të mafies përdoren edhe për blerje votash në shërbim të pushtetit. Këta janë fakte të dokumentuara edhe në dosjet e prokurorisë, pavarësisht se dosja nr.339 dhe nr.184 po vonojnë të zbardhen nga prokuroria.

Me sa duket qeveriia po përgatitet prapë për blerjen e zgjedhjeve, pavarësisht se opozita ka deklaruar se nuk do marrë pjesë dhe se me 30 qershor do ti djegë kutitë e votimit në mbarë vendin.

SHKARKO APP