Filloi Reforma në Drejtësi. Kërkohet Tryezë politike Rama-Meta-Basha
Kryesore E Martë, 20 Prill 2021 08:20
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë në qëndrimin se reforma në drejtësi duhet të kalojë vetëm nëpërmjet një dialogu dhe konsensusi të gjerë politk.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho, shkoi më tej kur krahas tryzës parlamentare kërkoi tryezë të nivelit lartë politik, të përfaqësuar nga kryetarët e partive.
Halimi: E thotë draft raporti i Komisionit të Venecias 7 herë në paragrafin 11,14, 19, 23,24,38, 61 e me radhë thotë: I takon politikës, i takon ligjbërësve se çfarë vendimi duhet të marrim dhe nuk ja lënë këto çështje ekspertëve për të vendosur.
Braho: Që flamuri që në mënyrë figurative, i reformës në drejtësi është ngulur në malin e Dajtit do do të vemë të tërë bashkë ose asnjëri. Ne duke tërhequr nga këmbët njëri-tjetrin jo unë po ti,pengojmë reformën.
Demokratët shpalosën në komision, 11 çështje për të cilat nuk bien dakord me draftin e mazhorancës në fokus të cilave është shqetësimi për kapjen politike të sistemit. Kundërshtimi në 11 pika i draftit të mazhorances, rrëzon pothuajse gjithë arkitekturën e sistemit që parashikohet të ngrihet.
Rikthim në pikën 0 të procedurës që do ndiqet kërkoi dhe përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho, kur tha se duhet të ngrihet një sekretariat teknik që të rendisë të gjitha propozimet dhe shqetësimet e partive politike. Ketu Braho listoi 5 çështje të cilat kërkojnë vëmendje në këtë reformë e që kanë të bëjnë me Gjykatën e Lartë, rolin e ministrit të Drejtësisë, vendosja e parimit te rekrutimit profesional në Gjyqësor e Prokurori, rishikim të rolit të Prokurorise, dhe formula e përberjes se organeve kushtetuese.
Por përballë kësaj, socialistët, janë të mendimit se kundërshtitë janë thellësisht teknike përveç formulës së zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kushtetuese. Kryetari Fatmir Xhafa, propozoi që puna të nisë me ekspertët, dhe poltika të ndërhyjë në fund për çështjet që nuk dakordësohen.
Xhafa: Mbi një draft konkret bëjmë një diskutim në parim, pastaj vazhdojmë pasi kemi zgjidhur të gjitha çështjet teknike vazhdojmë me çështjet që janë me kapituj po dëshet, me nene po deshët. Kjo është një çështje që e cakotjmë ne. Kur nuk biem dakord, ju keni këtë mendim, ne kemi këtë mendim, a biem një gjë dakord se ne nuk mbarojë dhe ua lemë dy projekteve OPDAT-it dhe EURALIUS-it.
Majko: Ajo që e kam si propozim është se ne mund të bëjmë konsensuse politike, por konsensuse jashtë bashkëpronarëve, jashtë vullnetit të bashkëpronarëve që ne do të na ndjekin hap pas hapi unë mendoj se nuk mund të bëjmë.
Propozimi i Kryetarit të Komisionit u kundërshtua nga nënkryetari Edurd Halimi, duke argumentuar se kjo e vonon procesin. Në përfudim të mbledhjes Halimi tha se PS nuk e do reformen në drejtësi prandaj e refuzon dialogun politik.
Halimi: PS refuzon dialogun sepse nuk i intereson një drejtësi e pakapur. Pra interesi i PS në gjykimin tonë është që po të jetë drejtësia e pakapur atëherë ata nuk kanë interes për reformën në drejtësi dhe për gjithë procesin.
Pas më shumë se 3 orësh komisioni nuk arriti të përcaktonte metodologjinë që do të ndiqet për reformën në drejtësi.
Pjesë nga diskutimi i Komisionit të Reformës në Drejtësi
Eduard Halimi: Nuk jemi dakord me çështjen 2/3 apo 3/5 por të ndjekim rekomandimet e Vencias me formulimit që garantojnë atë shqetësim të ligjshëm që ka opozita. Kushtetuta duhet të garantojë besimin reciprok të palëve. Kemi që në shtator që vijmë vërdallë, jemi bërë korrierë.
Janë të paktën 10 çështje për të cilat opozita i ka ngritur dhe unë i lexova pak më parë. Çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit e përqëndruar në kapitullin D dhe i ka dhënë fund diskutimit duke e bërë të qartë se hetimin e korrupsionit politik në nivelin e zyrtarëve të lartë duhet të jetë i pavarur dhe jo nën qeverinë.
Në 10 paragrafe që i përkasin seksionit B, emërimi i organeve të përhershme që sigurojnë pavarësinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit Venecia 2 ka rrëzuar draftin qeveritar që synonte të emëronte këto organe vetëm me votat e mazhorancës duke pranuar shqetësimin racional dhe të kuptueshëm prej Venecias se kjo ishte një kapje dhe Venecia i ka lënë 10 këto paragrafe për diskutim ligjvënesve.
Ka rreth 89 paragrafe që Komisioni Venecia 2 në 46 prej tyre rrëzon draftin e paraqitur nga qeveria. Rrëzon çështjen e Byrosë dhe e ka bërë të qartë që duhet të jetë i pavarur.
Më pas fjalën e mori deputeti Pandeli Majko. Ai akuzoi opozitën se po bën lojë me reformën në drejtësi dhe si i mungon vullneti për këtë.
Pandeli Majko: Nëse do të ecnit me logjikën që ka një problem politik për të cilin palët duhet të diskutojnë politikisht reformën e drejtësisë, po ka pasur një problem politik dhe ky ishte në fazën e parë pjesëmarrja e opozitës në komision.
Nëse do të diskutoni një problem politik për reformën në drejtësi, po ka patur një problem politik dhe ka qenë nëse palët do të ishin dakord për të bërë një reformë drejtësie, po apo jo. Të dyja palët janë shprehur se janë dakord për një reformë.
Falenderoj përfaqësuesin e opozitës, që të paktën sot ne marrim vesh në mënyrë publike se për çfarë nuk jeni dakord.
1-Nuk jeni dakord me ekzistencën dhe funksionimin e Këshillit të emërimit të drejtësisë
2-Nuk jeni dakord për ekzistencën e gjykatës së lartë administrative, dy gjykatave të larta si dhe me prurjen jashtë sistemit gjyqësor në Gjykatën e Lartë
3-Nuk jeni dakord me ekzistencën e Prokrorisë Paralele
4-Nuk jeni dakord me ndërprerjen e mandateve të organeve kushtetuese ekzistuese
5-Nuk jemi dakord me strukturat që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve, mohimin e të drejtës kushtetuese të tyre për një proces të rregullt ligjor
6-Nuk jemi dakord për procesin e emërimit dhe funksionet e inspektoriatit të lartë të drejtësisë
7-Nuk jemi dakord me përbërjen e tribunalit disiplinor
8-Nuk jemi dakord me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe respektimit të parimit të super konsiculalitet
9-Nuk jemi dakord me përfshirjen në sistemin gjyqësor të individëve jashtë rregullave normale të përfundimit të shkollës së magjistraturës.
10-Nuk jemi dakord me procedurën e emërimit të anëtarëve jo gjyqtarë prokurorë të KLGJ apo të Këshillit të lartë të Prokurorisë.
Halimi: 7 herë thotë Venecia dialog politik për 7 cështje. 11 janë çështje të cilat përfshihen në këto 7 çështje të debatit politik. Nëse doni Venecian referojuni 7 herë çështjeve që ngre Komisioni i Venecias për dialog politik. Nëse thoni nuk na duhet dialogu politik se ne këtu do jemi dhe do ecim vetëm atëherë jeni kundër komisionit të Venecias.
Braho: Mbështes çdo tyrezë të nivelit të lartë për reformën në drejtësi
Braho: Tryeza bazë e punës për të zhvilluar dialogun politik është Komision i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi. Ne nuk përjashtojmë as nevojën e tryezave të nivelit të lartë politik, i mirëpresim madje unë do të mbështesja çdo tryezë të ndërmarrë qoftë nga zoti Basha, qoftë nga Rama, Mediu ose Meta që kjo tavolinë e nivelit të lartë të bëhet.
Xhafaj: Komisioni i Venecias solli draftin paraprak për reformën. Dokumenti final, pasi të mblidhet seanca plenare e kom. Të venecias. seanca plenare e komisionit të venecias mblidhet më 12-13 mars.
“Projekti kushtetues të realizohet në një kohë më të afërt”, ka deklaruar Xhafaj.
Edhe pse të premten PD kishte paralajmëruar bojkot të Parlamentit, demokratët jenë pjesë e mbledhjes. Deputeti Eduard Halimi tha se PD ndihet e inkurajuar nga draft-raporti;
Halimi: PD ka përshëndetur dhe ndihet e inkurajuar nga draft-raporti. Drafti është pro një reforme të qëndrueshme, bazuar në dialog politik. Qytetarët kanë nevojë për një drejtësi eficente.