Fillon protesta e madhe para Parlamentit. Edhe policë, me shumicë!
Para sallës se Kuvendit janë mbledhur mijëra qytetarë dhe studentë për të protestuar kundër kryeministrit Rama. Ata kërkojnë të detyrojnë kryeministrin Rama që të miratojë sot 8 kërkesat e studentëve, sepse protestuesit janë në limitet e durimit mes të ftohtit. Po kështu qytetarët janë mbledhur jo vetëm për studentët, por kundër varfërisë e korrupsionit qeveritar.
Ndërkohë në sallën e Kuvendit opozita ndodhet në seancë. Lulzim Basha akuzoi fort kryeministrin si bandit dhe hajdut. Ka tension në parlament.
Debati në parlament ka filluar egër, por debatet shoqërohen me thirrjet jashtë sallës nga studentët, të cilët duan patjetër sot të votohen gjithë kërkesat e tyre.
Vihet re se kudo ka forca të shumta policie sikurse anash nëpër rrugica janë stacionuar qindra e qindra forca speciale.