Fino: Statuti është shkelur, por edhe Blushi të vijë në rrugën duhur

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino, i pranishëm në takimin e PS-së për anëtarësimet e reja në Pogradec është ndalur në debatet e brendshme në parti. Pjesa kryesore e fjalës së tij kishte të bënte me kërkesat e Ben Blushit për zgjedhjet në parti. Fino u rreshtua në kraun e Ramës duke kritikuar qëndrimet e Blushit.

Fino pranoi se është shkelur statuti i partisë, por ti tha se më e rëndësishme është që të funksionojë baza e PS. “Po është e vërtetë që është shkelur statuti. Por kur ti bënim zgjedhjet ne, në vitin 2013? Sapo kishim fituar zgjedhjet me 1 milionë vota dhe nëse ne do bënim zgjedhje do ishte hipokrizi”,- tha Fino. Ai tha se zgjedhjet në PS nuk u bën edhe për shkak të reformës territoriale. “Do zgjidhnim 400 kryetar partie me ndarjen e vjetër, ne fshat dhe qytet. Tani zgjedhim 60 dhe e bëjmë PS një makinë lufte elektorale”,- tha ai.

Ai e cilësoi të papranueshme që defektet e statutit po përdoret për të kritikuar qeverinë nga Blushi. “Nuk mund të kritikohet qeverisja për statutin. Nuk mund të përdoret statuti për kalë troje për të sulmuar reformat”,- tha Fino.

Si pjesë e grupit të punës për ndryshimet në statut, Fino tha se do të ketë ndryshime në Kongresin e Partisë Socialiste.

http://www.kohajone.com/2016/02/20/blushi-rama-ka-shok-qe-kane-vrare-njerez/

SHKARKO APP