Firmat fillojnë heqjen e “rraqeve” buzë rrugëve. Frika e rastit “Thethi” apo te hapesirat publike, po i bën t’i largojnë…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që deri më 31 korrik 2025, çdo material, pajisje apo “rraq” i vendosur brenda 20 metrave nga rrugët dhe autostradat të hiqet menjëherë. Urdhri përfshin segmente kombëtare dhe zonat rreth tyre dhe do të zbatohet pa përjashtim, përveç objekteve të ndërtuara me leje.

Nisur nga frika e ndërhyrjes së forcave të rendit, siç ndodhi në rastin e Thethit apo lirimit të hapësirave publike në qytete të tjera, bizneset kanë filluar vetëlargimin e materialeve që prej sot.

Objekt i këtij urdhri janë materialet ndërtimore, inertet, makinat e vjetra, si dhe çdo lloj sendi që ndodhet në hapësirat përpara bizneseve apo në anë të rrugëve. Edhe gardhet rrethuese të bizneseve do të duhet të zhvendosen sipas projektit teknik që do të shpërndahet nga ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar).

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas datës 31 korrik, çdo subjekt apo individ që nuk ka vepruar sipas urdhrit do të përballet me masa ndëshkimore të rënda, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky aksion është pjesë e përgatitjeve për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke synuar standarde më të larta të sigurisë rrugore, higjienës urbane dhe mbrojtjes së mjedisit. Sipas qeverisë, kjo është një fazë që duhet të mbyllet përfundimisht dhe me konsensus të gjerë publik: për një Shqipëri evropiane deri në vitin 2030.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?