Fjalimi fitores. Rama: Faleminderit Luli! Të ftoj të vazhdojmë marrëveshjen

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve. Përballë mijëra socialistëve në sheshin “Skënderbej”, Rama tha se populli i ka dhënë besimi të madh Partisë Socialiste. “Shqiptarët bën koalicion me ne dhe Partinë Socialiste për të hequr tepsinë e pushtetit dhe koalicionet e tjera. Kjo ishte fitore kuq e zi. Fitorja është e shqiptarëve. E imja është përgjegjësia”,- tha Edi Rama.

Edhe pse PD-ja mori një humbje dërrmuese edhe për shkak të marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, kryeministri ftoi sot sërish kreun e PD-së për vijimin e paktit politik.

Vazhdojmë me marrëveshjen e 18 majit. Të falenderoj që më 18 maj vure Shqipërinë të parën. Interesat kombëtare të jene mbi partitë. Marrëveshja nuk është ajo qe thonë cinikët e kazanit”,- tha Rama.

Pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës i dha fund bojkotit të PD dhe futi në zgjedhje opozitën. Por ky pak solli dhe humbjen katastrofike të PD-së në 25 qershor. Ende edhe sot nuk dihen motivet dhe detajet e kësaj marrëveshje mes dy politikanëve. Thirrja që i bëri sot Rama, Bashës duket se ishte dhe një mesazh në vijim të komunikimit mes tyre.

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin me tone të theksuara patriotike ku përmendi rilindasit, i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Partisë Demokratike edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. “I shtrij dorën e bashkëpunimit opozitës dy ngjyrshme të 4 viteve të ardhshme. Unë nuk jam naiv, por mendoj se nëse do të jemi pak më shumë shqiptar, pasardhës ca më të denjë të etërve të këtij kombi dhe pak më pak politikanë, asgjë nuk do ta ndalte Shqipërinë për tu bërë zonja e rëndë që ëndërronin Rilindasit tanë.

Lidhur me standardin e zgjedhjeve, Edi Rama tha se këto zgjedhje nuk ishin perfekte, por ishin më të mirat. Ai tha se “çjerrja e disa politikanëve gjatë fushatës” nuk e cenon standardin e zgjedhjeve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154891330821523/

SHKARKO APP