Flamur Noka fillon takimet për 10 shkurtin: Do qëndrojmë në shesh pa lëvizur!

Me 10 shkurt Berisha lajmeroi protesten e madhe kombëtare, ku siç tha do të jetë “fundi i regjimit”. Ndërkohë kjo protestë do të jetë për të qëndruar ditë-natë para sheshit të kryeministrisë, në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Synimi mbetet rrëzimi i kryeministrit Rama dhe çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Berisha tha se demokratët e shumtë po na kërkojnë të qëndrojmë pa ndërprerje në shesh dhe ne jemi me ta. Pas kësaj mësohet se deputetët dhe drejtuesit e PD në rrethe po listojnë emrat me të fuqishëm që mund të rrijnë fizikisht para kryeministrisë, sepse jemi në shkurt, muaj dimri, e kjo kërkon sakrificë të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje, në ish-kombinat në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka mblodhi demokratët dhe drejtuesit kryesorë, ku i porositi për të ardhur në datën 10 shkurt me çadra të mëdha, karrike dhe batanije.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të qëndrojmë aty pa lëvizur”- u tha Noka pasi kjo është porosia e Doktorit.

Nuk dihet se si do të veprojë Policia e Shtetit kur Berisha dhe demokratët do të bllokojnë sheshin dhe Bulevardin kryesor të Tiranës. Nëse do të përdorë forcën kjo mund të sjellë reagim të njëjtë, në mos edhe me keq, nga protestuesit.

Policia e Shtetit nuk dha sqarime se si do të veprojë me 10 shkurt.

Në fakt Berisha ka filluar bashkimin e frontit opozitar, përveç Agron Shehajt i cili deklaroi se nuk ulet me Berishën në takime.

Adriatik Lapajt po qëndron me stoicizëm dhe po rrit kuotat në opozitës, ndaj duket se Selia Blu po bën llogaritë e saj se me mirë të fillojë edhe ajo ditë-natë para kryeministrisë sepse mundet demokratët e revoltuar të shkojnë te Lapaj.

Kështu që PD-ja nuk ka zgjidhje tjetër, veçse t’i bindet anëtarsisë e jo kryesisë, kryesi e cila është rehat vetëm duke folur nga salla e ngrohtë e parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?