Flamur Noka: Sonte furtunal 8-ballësh te kryeministria!
Kryesore E Martë, 10 Shkurt 2026 15:44
Flamur Noka, numri dy në PD, lëshon mesazhin e fundit para fillimit të protestës: “Është momenti t’i japim Shqipërisë një zgjidhje politike dhe ta shpëtojmë nga humnera ku Edi Rama rrezikon ta marrë me vete!
Sot, në orën 17:00, të bashkohemi të gjithë përpara kryeministrisë si një furtunal 8-ballësh që merr përpara regjimin më të inkriminuar dhe të korruptuar të kontinentit. Në shesh! Në shesh!
Të gjithë në shesh! Bëhuni sovran i vendit tuaj! Bëhuni zot i vendit tuaj!”- përfundon mesazhin e tij sekretari i përgjithshëm i PD.
Policia e shtetit ka mobilizuar realisht 3000 forca policore, ndonëse nuk e pohon zyrtarisht.
Mësohet se janë shitur krejt shishet me molotov!
Ndërkohë çadrat e mëdha të ushtrisë janë ngarkuar drejt sheshit…
KOHA JONË SONDAZH

