“Flamurtari” i lë ndeshjen “Skenderbeut”. Edi Rama shkrin ekipin

Dje në stadiumin e qytetit të Vlorës ishte deputeti vlonjat dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.  Por ndeshja u la apo u shit ende nuk mund të thuhet, porse nisur nga vendimi i administratorit të ekipit pas ndeshjes duket se është lenë ndeshja ekipit korçar.

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit, është shprehur shumë i zhgënjyer pas ndeshjes me Skënderbeun në Vlorë, teksa humbja me korçarët është shoqëruar me shkarkimim e stafit teknik, ndërsa ai shprehet që edhe lojtarët aktualë nuk kanë më vend tek ekipi i tij.

“Jam i zhgënjyer pasi lojtarët dhe stafi teknik u tallën me një qytet të tërë. Pas asaj që pamë dje në fushë, turp më të madh nuk ka, ndaj vendosëm të shkrinim ekipin. Nuk ka më vend te Flamurtari për asnjë, duke nisur nga trajneri e deri te lojtari i fundit. Nuk e kam kërkuar fitoren domosdo, por një ekip që nuk ekziston në fushë, për mua nuk ka vlerë”, ka deklaruar mes shumë përgjigje  te tjera Idrizi.

I pyetur nëse ka dyshime për tolerim, Idrizi deklaroi: “Nuk i futem kësaj çështjeje pasi në Shqipëri gjiçka paragjykohet. Prej ndeshjes me Skënderbeut i thamë udhë e mbarë lojtarëve. Ata nuk janë të denjë për Flamurtarin bashkë me stafin. Për mua nuk u respektua kampionati në këtë ndeshje”. Në fund administrator i vlonjatëve thekson se do kishte dashur thjesht që skuadra e tij të tregonte dinjitet në fushë: “Më bën çudi se si ky ekip luan denjësisht ndaj Kukësit e Tiranës dhe nuk impenjohet ndaj Skënderbeut! Ua kisha falur të gjitha, por ndaj Skënderbeut duhet të tregonin dinjitet”.

Thuhet se Edi Rama ka dalë i zhgënjyer nga tribuna dhe me pas ka marrë ne tel kryetarin e Bashkisë së Vlorës duke i thënë se ekipi duhet shkrirë krejt se e kanë shitur ndeshjen dhe turpëruar qytetin. Dhe mirë ka bërë Kryeministri, pavarësisht se ndonjë mund të thotë se “ça pune ka kreu i Ekzekutivit me futbollin?”.

Dhe u shkri ekipi i Flamurtarit. Mirë ia bëri Rama. Ai është deputet dhe mbron interesat e publikut dhe kur publiku tradhëtohet apo shitet atëhere vendimi është ai që morën dje: shkrirja e ekipit nga fillimi deri në fund.  Natyrisht bashkia dhe administratori e firmosën , por vendimi ishte i Ramës. Bravo, mirë ua bëri horrave që shesin një qytet të tërë !

SHKARKO APP