Flavio Qarri, AK: Mbi Ilir Beqen u derdhën rreth 70 vezë e 3 kg domate
Kryesore E Hënë, 19 Prill 2021 23:33
Deklarata e plotë e Aleancës Kuqezi
- Goditjet me vezë dhe domate do vazhdojnë ndaj çdo ministri dhe qeveritari të inkriminuar
Kryetari i Rinisë KuqeZi, Flavio Qarri deklaron se kjo lëvizje merr përsipër zyrtarisht goditjen që iu bë sot Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.
Sot në ora 08:52 disa të rinjë të Aleancës KuqeZi i kishin zënë pritë ministrit Ilir Beqja në hyrjen kryesore. Makina Touareg e cila vlen 45.000 euro u fut në oborrin e Ministrisë dhe në momentin kur ministri Ilir Beqja doli nga makina u derdhën rreth 70 vezë dhe 3 kg domate. Nga frika Ministri Beqaj pasi u godit nga disa vezë në kokën e tij hyri me vrap në derën e institicionit ndësa stafi i tij u izolua brenda në makinë.
Kreu i Forumit të Rinisë KuqeZi deklaron se Aleanca do vazhdojë me aksione dhe diskreditimin popullor të gjithë ministrave dhe deputetëve që vjedhin fonde publike dhe që abuzojnë me detyrën.
Aleanca KuqeZi paralajmëron qeverinë se drejtësia popullore do ti ndëshkojë ata publikisht me mjete demokratike dhe paqësore
Në emër të Aleancës KuqeZi
Kryetari Rinisë, Flavio Qarri